Blendi Fuga: Edi Rama zero investime për banorët e minibashkinë Nr.10
INTERVISTA/Flet kryetari i Minibashkisë nr.10 Tiranë: Ja projektet tona drejtuar bashkisë së Tiranës për 2009 dhe 2010-2012
Kur ne na auditon për grantet e ministrisë së Brendshme në fondin paga, ndihmë ekonomike etj, për mënyrën se si i kemi përdorur, përse Kryebashkiaku frikësohet të pranojë Auditin e Prefekturës që të verifikojë fondet e akorduara nga ekzekutivi
Ndonëse i ardhur në krye të minibashkisë nr.10 prej pak kohësh në zgjedhjet e pjesshme lokale Blendi Fuga duke qenë dhe banor i zonës ose më saktë i ngjizur me këtë njësi administrative pasi aty ka lindur dhe është rritur njeh çdo problem dhe nevojë të komunitetit dhe tek ai duket qartë përkushtimi për të qenë sa më pranë banorëve por jo gjithçka varet nga i zgjedhur prej votës së lirë qytetare. Zoti Fuga një intelektual i spikatur, absolutisht qytetar nuk ka lënë derë pa trokitur për nevojat e banorëve të zonës dhe korrespodencat zyrtare për nevojat e financimeve të projekteve në dobi të komunitetit kanë mbetur në sirtarët e Bashkisë së Tiranës e cila drejtohet nga Edi Rama. çdo këmbëngulje e z.Fuga deri më tani ka rezultuar e kotë pasi Bashkia e Tiranës nuk i ka akorduar fondet e duhura minibashkisë nr.10 një nga lagjet më të vjetra të kryeqytetit ku taksidarët e Ramës iua vjelin taksat qytetarëve madje dhe duke i ngritur së fundmi! Në një intervistë për gazetën “55” z.Fuga flet për projektet e minibashkisë në dobi të komunitetit të cilat i janë paraqitur bashkisë së madhe e cila nuk e ka vënë fare ujin në zjarr për të investuar në këtë njësi administrative vetëm pak metra nga godina e bashkisë së madhe! Ja si shprehet më tej, z.Fuga.
Zoti Fuga kur kemi lënë pas vitin 2009 a mund të flasim për projekte konkrete të minibashkisë nr.10 të cilat i janë çuar bashkisë së Tiranës dhe janë financuar?
Sigurisht që minibashkia nr.10 gjithnjë ka pasur gati projektet në dobi të komunitetit por ato nuk janë financuar nga bashkia e madhe. Me investimet e parashikuara ne projekt buxhetin e vitit 2009 kemi parasysh zgjidhjen e problemeve me te rëndësishme qe shfaqen ne komunitetin e tone si psh: Rikonstruksionin e rrugëve, trotuareve, rehabilitimin e hapësirave te gjelberta, duke përfshire pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin, etj, kanalizimet e ujerave te zeza, tregjet, parkimet dhe disa projekte. Hartimi i këtyre preventivave është bere mbi bazën e matjeve ne terren, duke dhenë një vlere te përafërt te rikonstruksionit te projekteve te parashikuara. Dua të theksoj që në planifikimin e investimeve veç asaj që ne kemi konstatuar si immediate kemi punuar me programet tona për ndërgjegjësimin e komunitetit, si një element shume i rendesishem për ruajtjen dhe përdorimin e investimit, kemi arritur ne disa konkluzione qe konvergojne tek angazhimi i komunitetit për pjesëmarrjen e tij ne dhënien e ideve qe i përkasin zgjidhjes se problematikes se jetës ne komunitet.
Madje në vitin 2009 veç investimeve që kërkonim të bënim kemi elementi mirëmbajtje ka qenë për ne shume i rendesishem ndaj dhe në këtë pikë kemi kërkuar një fond duke mos qenë në raport te drejte me vlerën e investimeve qe paraqesin preventivat përkatëse. Megjithatë ky fond po të na ishte akorduar do të realizonte qëllimin e tij për ato ndërhyrje qe ka nevoje te ndërhyhet pas realizimit e përdorimit te investimit ne kohe.
Ndërkohë duke pare kërkesat gjithnjë e me te mëdha te komunitetit për ngritjen e një tregu fruta-perime, kërkuam nga bashkia miratimin e një fondi për marrjen e një territori me qera por as në këtë pikë nuk u reagua!. Kemi kërkuar fond për rikonstruksionin e rrugës “Reshit çollaku”, Sistemim dhe suvatim i bllokut midis Rr "Durrësit" - Rr "Mine PEZA", Kafe Flora. Një tjetër projekt yni ka qenë dhe krijimi i një qendre rinore dhe të moshuarave në 7 zona. Njësia Bashkiake Nr. 10 ne baze te disa dispozitave ligjore e nënligjore ne fuqi tek te cilat ka gjetur hapësirat për veprim ne lidhje me hapjen e disa Qendrave Rinore dhe te Moshës se Trete si dhe duke prezantuar paraprakisht projekt-idetë tek donatore te ndryshëm te cilët kane mirëpranuar këtë projekt, ka kërkuar nga bashkia e Tiranës që ne nivelin e programit për krijimin e kushteve për aktivizimin e rinise ne projekte për komunitetin, iniciativave nderkomunitare, propagandës për zbutjen e problemit te përdorimit te alkoolit, drogës, nga rinia, dhënia e alternativave shpresëdhënëse për rininë ku përmendim punësimin, shkollimin, pjesëmarrje ne jetën politike, sociale etj, te hapi disa qendra me reference ne 7 zonat e Njësisë Bashkiake Nr. 10. Këto qendra mund te jene ambiente me pronësi private ose shtetërore me një sipërfaqe neto afërsisht 60 m², ku ne këtë sipërfaqe mbulohet hapësira e nevojshme për një ndarje skematike te ambienteve referuar projekteve qe do te zbatohen: Zyre informacioni dhe regjistrimi i te gjithë problemeve qe ka minizona ne fjale për rininë, përpunim i këtyre te dhënave ne përputhje me kushtet e paraqitura ne projekt, zyre koordinimi me Njësinë Bashkiake Nr. 10, Bashkine Qendrore e Hallkat shtetërore qe mbulojnë problemet si dhe asistence “shtetërore “ e mbuluar me specialiste te fushave te ndryshme për zgjidhjen e problemeve te rinise. Për ne kjo zyrë do të trajtonte dhe aktivizonte moshën e tretë në problemet qe ka Njësia Bashkiake Nr. 10 si dhe ne problemet personale qe mund te trajtohen nga kjo Zyre për individë, kryefamiljare qe përfaqësojnë këtë moshe te trete. Me krijimin e qendrës për të moshuarve eksperienca e punës, jeta, profesioni si dhe te gjitha marrëdhëniet e moshës se trete mund te aktivizohen për te dhënë një masazh për administratën aktuale dhe rakordimin e ideve te ndryshme qe lidhen me këto probleme. Gjithashtu ne këtë zyre trajtimi i moshës se trete do te jete dhe për angazhimin dhe shlodhjen e tyre. Për ne prioritet ka qenë dhe rehabilitim i lulishteve të ndryshme në Zonë. Njësia Bashkiake Nr.10 administron lulishte dhe hapësira te gjelbërta, qe ndodhen brenda blloqeve te banimit. Problemet kryesore qe evidentohen ne këto zona kane te bëjnë me: rehabilitimin e barit, shtimin e numrit te stolave, rrethimin e lulishteve, ose ngritjen e bordurave, për t’u evitohet shkelja dhe dëmtimi i tyre, shpërndarjen e sipërfaqeve te gjelbëruara duhet te behet ne proporcion me popullsinë respektive dhe veçorinë e shtrirjes urbane e normuar ne m2 për banore si dhe normën e gjelbërimit për zona te banuara duhet te jete 5 – 8 m² për banore. Objektivi ynë ka dhe mbetet rehabilitimi i lulishteve. përmirësim i infrastrukturës mjedisore dhe ofrimi cilësor i shërbimeve për komunitetin, vendosja e stolave, ndriçimit, sistemit te ujitjes dhe koshave.
Atëherë duke qenë se për viti që sapo lamë pas duket se nuk ka pasur reagim nga bashkia e Tiranës a ka vazhduar minibashkia juaj që të mos demoralizohet dhe veç projekteve ekzistuese të bëj projektet të tjera që te jenë gati për financim me qëllim ndihmën ndaj komunitetit?
Sigurisht që po. Kjo është puna jonë ndërkohë dhe detyrimi im ndaj komunitetit që me besoi të jem përfaqësues i tyre në këtë njësi administrative. Në mbështetje te ligjit nr. 8652 Dt: 31.07.2000 „Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore“ neni 7/2 dhe neni 19/8, ligjit nr. 7776 Dt: 22.12.1993 „Për buxhetin lokal“ , ndryshuar me ligjin nr. 8399 Dt: 09.09.1998, ligji nr. 8379 Dt: 29.07.1998 „Për hartimin e buxhetit te shtetit ne Republikën e Shqipërisë“, të orientimeve te dhëna ne urdhëresën me nr. 1046 Dt: 01.01.2008 te Bashkise se Tiranes, Sektori i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Kontrollit Urban hartoi këtë një plan investimesh kësaj here 2-vjeçar sigurisht duke pasur prioritet banorët e zonë dhe marrë mendimi i tyre.
Plani I investimeve sikurse dhe vitin e kaluar përfshinte rikonstruksionin e rrugëve, trotuareve, rehabilitimin e hapësirave te gjelberta, pastrimin, gjelbërimin, kanalizimet e ujerave te zeza, tregjet, parkimet dhe disa projekte. Hartimi i këtyre preventivave është bere mbi bazën e matjeve ne terren, duke dhënë një vlere te përafërt te rikonstruksionit te projekteve te parashikuara. Në relacionin përcjellës e kemi theksuar që duke qenë se për te gjitha investimet e kërkuara ne projekt buxhetin 2008-2009 te paraqitura nga Njësia Bashkiake Nr.10 nuk janë marre parasysh nga Bashkia e Tiranes dhe për pasoje nuk është akorduar asnjë fond ne buxhetet e miratuara për periudhën 2008-2009, kërkojmë nga ana juaj marrjen parasysh te projekt buxhetit për vitin 2010 ne mënyrë qe te përmirësohet jetesa e banoreve te komunitetit. E kemi theksuar dhe kërkuar këtë mbështetje nga bashkia e Tiranës sepse ne Njësinë Bashkiake Nr.10, vëmendje e veçante i është kushtuar mjedisit ne përgjithësi, pastrimit te territorit ne zona te ndryshme te Njësisë dhe shtimit te hapësirave te gjelberta, brenda blloqeve te banimit, me qellim përmirësimin e cilësisë se jetës për komunitetin e zonës. Ne Bul. “Zhan D;ark”, sipërfaqet pranë “Pallateve te Lanes” kane qene hapësira te gjelberta te cilat nga faktorë te ndryshëm, kane pësuar dëmtime te theksuara, duke krijuar një ndotje vizive për komunitetin e zonës përreth. Ky projekt konsiston ne kthimin e këtyre sipërfaqeve ne formën e mëparshme duke shtuar dhe elemente te tjerë ne shërbim te komunitetit. Projekti synon jo vetëm sistemimin e këtij ambienti, por dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe higjienës ne ambientet qe i rrethojnë, duke e përfshire atë ne planifikimin dhe proceset e tjera te zbatimit te projektit. Madje për të qenë sa më transparent për cdo financim projekti kemi bërë përshkrimin me detaje të gjendjes si dhe nevojës për ndërhyrje si për sistemim i fasadës se pallatit nr.54 ne Rrugën “Myslym Shyri”. Sigurisht qe kemi kërkuar dhe sistemimin e fasadës se pallateve ne Rrugën “B.l.v Zhan D’Ark” (ish pallatet e Lanës). Ky bllok pallatesh ndodhet ne gjendje te amortizuar, për sa i përket veshjes se jashtme (pjesës se suvatuar), kjo gjendje është krijuar si pasoje e faktorëve atmosferike dhe faktorit kohe pasi këto pallate janë ndërtuar para shume vitesh. Nisur nga fakti i kësaj situate aktuale Njësia Bashkiake Nr 10 mendoi qe është shume e nevojshme dhe emergjente ndërhyrja nga ana teknike ne këtë bllok pallatesh. Territori qe ndodhet ndërmjet pallateve ka një sipërfaqe te madhe, por për momentin nuk është shume funksionale nga ana infrastrukturore, si dhe mungesa e hapësirave te gjelberta te dëmtuara ne kohe, për shkak te ndërtimeve te ndryshme. Ky projekt synon edhe rregullimin e infrastrukturës se nevojshme per parkimin e automjeteve ndërmjet hapësirave te katër pallateve te ke tij blloku banimi. Realizimi i këtij projekti rregullon ne mënyrë te ndjeshme cilësinë e jetës ne këtë komunitet dhe nuk kemi lënë ndërkohë pa projekt konkret as ndërhyrjen në sistemimin e fasadave të pallateve nr. 11, nr.60, nr.69, nr.240 etj. Sigurisht që në projektet tona po për rrugën e “Durrësit” spikat sistemim i sheshit mbrapa pallatit nr.79 me qëllim shtimi i sipërfaqeve te gjelberta dhe rregullimi i peizazhit urban ne qytet” si dhe s sistemim i ambienteve rreth pallateve te Lanes. Dua të theksoj se në zonat urbane vërehet një mangësi e theksuar e hapësirave te gjelberta. Kjo është e dukshme ne Bul” Zhan D’ark” ne “Pall e Lanes”. Me pare ne këto ambiente kane ekzistuar sipërfaqe te gjelberta te cilat nga faktorë te ndryshëm, kane pësuar dëmtime te theksuara, duke krijuar një ndotje vizive për komunitetin e zonës përreth. Ky projekt konsiston ne kthimin e këtyre sipërfaqeve ne formën e mëparshme duke shtuar dhe elemente te tjerë ne shërbim te komunitetit.
Qëllimi ynë ka qenë përmirësimi i cilësisë se mjedisit urban ne këtë zone nëpërmjet rehabilitimit te sipërfaqeve, ne mes te bllokut te “Pallateve te Lanes duke qenë se objektivi im përballë banorëve në një zonë urbane të vjetër të Tiranës është rritja e sipërfaqeve te gjelbëruara ne këtë zone duke e kthyer këtë sipërfaqe ne lulishte, krijimi i hapësirave për pushim dhe rekreacion për banoret e lagjes, restaurimi i pejsazhit urban si dhe përfshirja e komunitetit me ndihme sociale ne realizimin e projektit dhe mirëmbajtjen e tij pa harruar rritjen e nivelit te ndërgjegjësimit dhe pjesëmarrja e komunitetit për një zhvillim te qëndrueshëm te mjedisit përreth. Ndaj në kuadrin e projekteve tona të përshkruara me detaje sipas nevojave kemi kërkuar financim nga bashkia e madhe për Sistemim i lulishtes ne B.l.v “Zhan D’Ark” (ish pallatet e Lanes P.1, P.2, P.3, P.4), Sistemimi i lulishtes në Rr.”Mujo Ulqinaku, prane ish-kopshtit nr.8.
Pra siç shihet z.Fuga bëhet fjalë për një dhunim të hapur nga ana e bashkisë së Tiranës sa i përket minibashkisë nr.10. Pra ndonëse ju jeni zgjedhur nga qytetarët sikurse zoti Rama ti vetëm bën gati projektet në dobi të komunitetit dhe bashkia e Tiranës nuk të financon pavarësisht se i detyrohet se këtij komuniteti që ju qeverisni sepse i merr taksat madje ta ngritura së fundmi në përqindje?
Sigurisht që në këtë rast bëhet fjalë për dhunim kompentecash. është absurde që për vitin 2009 investimet në minibashkinë nr.10, një zonë ë vjetër e Tiranës të jenë zero. Zoti Rama si kryetar i bashkisë së Tiranës kë të njëjtat detyrime ndaj të gjithë
banorëve të kryeqytetit dhe ai duhet ta shpërndajë buxhetin në proporcion të drejtë sipas nevojave të komunitetit të banorëve. Nuk mund të lesh një Njësi administrative si Njësinë Bashkie nr.10 pa investime ku dhe këtyre banorëve i merr taksat dhe madje jo pak biznese ushtrojnë aktivitet në këtë zonë duke pasur një kontribut të rëndësishme në buxhetin e bashkisë së madhe. Ne p.sh mbledhim taksen e ndërtimit por dhe atë 90% e merr bashkia e Tiranës dhe vetëm 10% arkëtojmë për vete. Megjithatë sikurse e thashë dhe më lartë pavarësisht mosfinancimit të projekteve nga ana e bashkisë së Tiranës ne nuk mund të mos paraqisnin të tjera projektet ndaj dhe kemi çuar një tjetër projektbuxhet për vitet 2010-2012 ku kemi paraqitur sërish projekte me përshkrime të qarta për financim të shoqëruara me foto si dhe zëra mbështetje me fonde. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga bashkia e madhe dhe ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shpresojmë në financimin e tyre.
Në rastin tuaj zoti Fuga kuptohet që z.Rama po vepron politikisht duke dënuar qytetarët dhe duke punuar në kundërtim të asaj që ai kërkon autonomi. Kjo për faktin se një i zgjedhur po dhunon kompetencat e një të zgjedhuri. Ndërkohë duke iu bërë një pyetje kërkoj dhe një koment tuajin. A auditohet bashkia minibashkia nr.10 nga Bashkia e Tiranës dhe cili është komenti juaj rreth refuzimit që Rama i bëri kontrollit të Prefekturës për auditim?
Eshtë e kuptueshme që z.Rama po vepron politikisht me minibashkinë nr.10, por po bën një gabim shumë të madh. Këtë e lidh me dy arsye. E para sepse banorët e kësaj minibashkie një pjesë e konsiderueshme e tyre janë autoktonë por dhe pjesa që e ka populluar më vonë nuk është se ka nevojë për investime shumë të mëdha sikurse mund të kenë minibashki të tjera psh. Si ajo nr.11 pavarësisht se dhe atje nuk ka çuar fonde, por për ato nevoja që kanë iu duhet dhënë zgjidhje imediate. Kjo për faktin se janë dhe projekte sociale. Së dyti ekzekutivit nuk po sillet dhe nuk është sjellë më bashkinë e Tiranës si Rama me ne sepse duke pasur parasysh qytetarët e Tiranës fondet për këtë bashkie kanë qenë të konsiderueshme sikurse hyrja garant e qeverisë për ato pak investime të rëndësishme segmenti i unazës nga Zogu i Zi deri te MPJ, rikonstruksioni i sheshit etj. Megjithatë do të jenë banorët e kësaj bashkie që në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar do të japin verdiktin e tyre ndaj kësaj sjellje të kryebashkiakut dhe kreut të PS-së. Sigurisht që minibashkia nr.10 auditohet nga bashkia e Tiranës dhe pse ne nuk marrim asnjë fond prej saj. Auditi i bashkisë së Tiranës na kontrollon ne grandet e ministrisë së Brendshme që kanë të bëjnë me fondin e pagave, ndihmës ekonomike etj për mënyrën se si ne i përdorim. Shpreh habinë që Rama ka fobi kontrollin e Auditit të prefekturës nën pretekstin e shkeljes së autonomisë. Për mua kjo është absurde! Nuk ka autonomi në përdorimin e fondeve. Edhe ne jemi të zgjedhur dhe madje auditi i bashkisë së madhe na kontrollon fondet e akorduara nga ministria e Brendshme në zërat ndihmë ekonomike, paga etj. Auditi i Prefekturës ka të drejtën e kontrollit në bashkinë e Tiranës aq më tepër të fondeve të akorduara nga ekzekutivi për bashkinë e Tiranës. Për mua kjo sjellje e kryebashkiakut mund të lexohet si një panik i tij rreth abuzimeve të mundshme që mund të jenë bërë me përdorimin e granteve të qeverisë.