E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i kembimit forcohet monedha vendase Leku

Muaji tetor po shënon ditë të mira për monedhën vendase, e cila ka arritur të fitojë terren në tregun e këmbimit valutor kundrejt monedhave të huaja.

Në ditët aktuale, Leku ka arritur të frenojë disi vlerësimin e euros, si dhe ka forcuar dukshëm pozitat ndaj monedhës amerikane, dollarit.

Prej tre javësh, një euro vlerësohet me jo më tepër se 141 lekë, kjo sipas kursit mesatar të Bankës së Shqipërisë.

Ndërkohë që ditën e sotme 1 euro u ble me 140.50 lekë nga 141 lekë që ishte në fillim të kësaj jave.

Specialistët e financave argumentojnë se qetësimi i lëvizjes së euros, si në ofertë ashtu dhe në kërkesë ka sjellë këtë sjellje të qëndrueshme në këmbimin mes euros dhe lekut.

Kështu, mos hyrja e emigrantëve dhe turistëve siç ndodhi gjatë muajit gusht, por edhe mos dalja e shqiptarëve për pushime ka bërë që euro të qëndrojë në vlera pothuajse të pandryshueshme.

Ndërkohë, sjellje krejt tjetër ka pasur kundrejt monedhës amerikane. Një dollar në fillim të tetorit u këmbye me vlerën maksimale prej 106 lekë e 40 qindarka, ndërsa pas dy javësh vlera ra me më shumë se 4 lekë.

Specialistët thonë se kërkesa modeste për monedhën amerikanë solli dhe këtë rënie të vlerës ndaj lekut shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›