Hysaj, shumë pranë Lacios: Ëndërr me Canën dhe Taren
Tashmë nuk ka vetëm fjalë, apo thjesht interesim për mbrojtësin shqiptar të Empolit, Elseid Hysaj, i cili personalisht i përgjigjet pozitivisht interesimit të Lacios. 19-vjeçari e konsideron një ëndërr firmën me klubin e Serisë A, duke u shprehur se drejtori sportiv Igli Tare dhe mbrojtësi Lorik Cana do t’ia bënin më të lehtë përshtatjen në kryeqytetin italian. “Nënshkrimi me Lacion për mua është një ëndërr. Shpresoj që bisedimet të shkojnë mirë. Taren dhe Canën i njoh shumë mirë, ndaj për mua gjithçka do të bëhej me e thjeshtë”, – është shprehur dje për mediat italiane mbrojtësi me origjinë shkodrane, i cili ka 4 vjet me Empolin, teksa sezonin e fundit është aktivizuar në 32 ndeshje, duke qenë një titullar i pazëvendësueshëm, teksa fitoi edhe Kombëtaren shqiptare dhe De Biazi e aktivizoi në tri ndeshje.
OPERACIONI
Në fillim të javës Igli Tare pritet të takohet me përfaqësuesit e Empolit për të bërë një ofertë konkrete. Kartoni i Hysajt vlerësohet 3 milionë euro, ndërkohë që lacialët ofrojnë 2 milionë. Gjithçka mund të zgjidhet me formulën e bashkëpronësisë, por ajo që të bën të mendosh se marrëveshja do të mbyllet shumë shpejt, është dëshira e vetë futbollistit. Hysaj e pranon se një vit më shumë eksperiencë tek Empoli do t’i bënte mirë, por kur bëhet fjalë për një ofertë të një skuadre të Serisë A, nuk mund ta thuash ‘Jo’. “Ndoshta një vit tjetër me grupin e mrekullueshëm të Empolit do të më rriste më shumë si futbollist, por nëse Lacio më thërret, unë jam gati. Si mund ta refuzoj një ofertë nga Seria A, që është një ëndërr për çdo futbollist të ri, që e dashuron futbollin që fëmijë!?”. Mbyllja e marrëveshjes duket çështje kohe, pasi ekziston vullneti mes palëve, si dhe vullneti i Hysajt për të prekur Serinë A. Kujtojmë që Hysaj ishte shumë pranë kalimit në Serinë me ekipin e Empolit, por vetëm në ndeshjen finale të “play-off”-it me Livornon nuk arriti dot.
MAVRAJ
Një tjetër futbollist shqiptar që është lakuar për të shkuar te Lacio është edhe Mërgim Mavraj. Por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare edhe dje ka deklaruar se nuk është e vërtetë që ka pasur tratativa reale në këtë drejtim dhe gjithçka është një spekulim. “Ka pasur spekulime të shumta se do të shkoj te Lacio apo edhe te Mainzi, apo edhe në ndonjë klub tjetër. Por këtu nuk ka pasur asgjë të vërtetë. Thjesht kanë qenë lajme të gazetave dhe thjesht spekulime. Mesi i korrikut do të sjellë të reja sa i përket karrierës sime, pasi atëherë do të ulem me drejtuesit e klubit për të vendosur gjithçka”, – shprehet mbrojtësi 26-vjeçar i Grojther Furthit. Skuadra e tij, ku ai mbajti shiritin e kapitenin gjatë sezonit të fundit, ra në një kategori më poshtë në Gjermani, ndaj dhe Mavraj, ndonëse është kthyer këto ditë në stërvitje, pritet të largohet me një ekip tjetër më të madh, në ligat e para të kontinentit. Në Bundesligë apo Seria A? Kjo mbetet për t’u parë. Vetëm një gjë është e sigurt, vlera e kartonit të Mërgim Mavrajt është rritur pas prezantimit të shkëlqyer të tij me bluzën e Kombëtares shqiptare.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)