Tiago Silva duhet të ulë rrogën për të ikur te Barcelona
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi prej kohësh dhe vazhdon të shpresojë në blerjen e kapitenit të Kombëtares braziliane Tiago Silva, aq sa këto ditë është vënë sërish në lëvizje. Problemi i Barcelonës është paga e lartë e mbrojtësit, që aktualisht është tetë milionë euro dhe nëse do të firmoste për katalanasit, ai do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në “Camp Nou” pas Mesit. Kjo prish ekuilibrat brenda grupit, ndaj Tiago Silva duhet të sakrifikojë, nëse dëshiron të luajë te Barcelona.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)