Bleona Mata ezhdukur prej 2 muajshasnjë shenjë jete
KUKëS- Kanë kaluar plot 2 muaj nga zhdukja e 6-vjecares Bleona Mata dhe deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Vogëlushja rezulton e humbur që prej pasdites së 22 majit, kur ishte në mal, pranë shtëpisë për të kullotur bagëtinë.
Ditën e zhdukjes së saj, Bleona shoqërohej nga 5 vajza të tjera më të rritura, mes tyre dhe vetë halla e saj. Kërkimët kanë vijuar përgjatë dy muajve si nga forcat e policisë ashtu dhe nga vetë familjarët, por asgjë nuk dihet në lidhje me vendndodhjen e saj.
Deri tani hetimet janë përqëndruar në pistën e një rrëmbimi të mundshëm të vajzës, bazuar këto dhe në dëshmitë kontradiktore të 5 vajzave që shoqëronin 6-vjecaren ditën e zhdukjes. Madje vetë prindërit e vogëlushes kanë kërkuar herë pas here nga organet e hetimet që të rimarrin në pyetje 5 vajzat me dyshimin se ato dinë gjithcka ka ndodhur pasditen e 22 majit. Ndërkohë që fotoja e 6-vjecares Bleona Mata vazhdon të jetë e publikuar në pikat kufitare të rajonit me qëllim marrjen e informacioneve.
(m.a/News24/BalkanWeb)