E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Shkozës, 1 muaj pa ujë

Banoret e zones se Shkozes ne periferi te Tiranes, qe prej nje muaji nuk kane uje te pijshem ne banesat e tyre. Ne kete sezon te nxehte, kur dhe nevojat per uje jane edhe me te medha, e vetmja zgjidhje per ta eshte ta blejne ujin. Por, krahas mungeses se tij ata ankohen edhe per pastertine e ujit, edhe ne ato pak raste kur vjen ne cezmat e tyre.

Por drejtori i ujesjelles kanalizimeve ne Tirane, Sahit Dollapi, e argumenton mungesen e ujit, me faktin se po shtrohen linja te reja ne kete zone, nderkohe qe shprehet se qytetaret e Tiranes, furnizohen sistematikisht me uje.

"Do furnizohen me uje te gjithe ata konsumatore qe do paraqesin kontraten, piken e lidhjes, dokumentacionin perkates qe kerkohet ligjerisht. Une do te garantoj qe situata e furnizimit te ujit eshte normale, krahasuar me vitet e tjera. Eshte e permiresuar rrenjesisht", tha Sehit Dollapi, drejtor i Ujesjelles kanalizimeve, Tirane.

Ndermarja e ujesjellesit ka filluar qe prej disa muajsh zevendesimin e rrjetit te amortizuar ne zona informale, te Tiranes. Pas Shkozes, do te jete zona e Saukut ajo qe do ti neshtrohet rehabilitimit te rrjetit te ujesjellesit.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›