E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo, Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë

Almir Rrapo, ish sekretari i ministrit te Jashtem, i arrestuar per llogari te SHBA-se, u la serish ne burg per 60 dite, pasi gjykata e Apelit nuk pranoi kerkesen e avokateve mbrojtes per prishjen e vendimit te gjykates se Tiranes dhe lenien e tij te lire. Ne seancen gjyqesore te kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj, prokuroria kërkoi venine ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, ndersa av. Ardian Vishaj, kërkoi pavlefshmerine e masene se sigurise.

Av. Vishaj, argumentoi se 3 oficeret shqiptar te INTREPOLIT, nuk kishin juridiksion per te arrestuar Almir Rrapon, ne territorin amerikan, pasi ai u arrestua ne 2 korrik ne ambientet e ambasades amerikane. Mbrojtesit e Rrapos,pretendojne se emri i tij nuk figuron ne kerkesen e INTERPOLIT. Ai nuk ka qene ne SHBA qe prej vitit 2005.

Almir Rrapo, me detyren e sekretarit te ministrit te Jashtem, Ilir Meta, u arrestua ne ambasaden amerikane ne Tirane, nga 3 oficere te policise gjyqesore te drejtorise se krimit te organizuar ne policine e shtetit, ndersa po aplikonte per tu paisur me pasaporten e re amerikane. Almir Rrapo akuzohet nga drejtësia amerikane per pengmarrje dhe per shantazh, shperndarje te lendeve narkotike dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›