Apeli, 60 ditë burgish-punonjësit tëMinistrisë
TIRANE- Gjykata e Apelit ka vendosur 60 ditë burg për ish këshilltarin e Ministrit të Jashtëm Almir Rrapo, i cili u arrestua dy javë më parë në Ambasadën Amerikane. Afati prej 60 ditësh është dhënë për ti dhënë kohë autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë dosjen e plotë me akuzat dhe kërkesën për ekstradimin e tij.
Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit e vlerësoi si të ligjshëm arrestin duke vënë në dukje se Rrapo rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane nën akuzën e pengmarrjes për shkak shantazhi dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë avokati i tij, Ardian Visha kërkoi nga gjykata lirimin me pretendimin se operacioni i arrestimit ishte i paligjshëm.
Sipas tij, operacioni nuk mund të kryhet nga oficerë të policisë shqiptare, pasi ata nuk kanë tagrin e nevojshëm në ambientet e Ambasadës Amerikane, pra nuk kanë juridiksion veprimi.
(e.n/news24/BalkanWeb)