E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike

Bashkia e Tiranes ka filluar aksionet ne zona te ndryshme te kryeqytetit, per lirimin e hapesirave publike, te cilat jane zene ne menyre abuzive duke mos i sherbyer komunitetit. Sipas perfaqesuesve te bashkise keto aksione do te intesifikohen ne ditet ne vazhdim.

"Keto zenie abuzive, jo ne pak raste, kane krijuar shqetesime per komunitetin. Ky aksion do te vijoje dhe do te shtrihet ne te gjithe qytetin e Tiranes. Falenderojme qytetaret dhe subjektet qe jane sensibilizuar nga nisma jone dhe jane bere pjese vullnetare", thote Hantin Bonati, drejtor i drejtorise se kontrollit urban dhe territorit.

Bashkia ka nisur aksionet per lirimin e ketyre hapesirave nga gardhet dhe zinxhiret, apo pengesat e ndryshme me kunja metalike, te cilat jane bere problematike, per banoret e zonave, prane ketyre hapesirave.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›