E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëveEuro pëson rënie nëtregun e këmbimit

TIRANE- Kthimi i emigrantëve në atdhe për pushime, ashtu si cdo vit ka shkaktuar luhatje në kursin e këmbimit. Gjatë ditëve të fundit, valutat e forta dhe kryesisht Euro, kanë pësuar një rënie të ndjeshme kundrejt lekut.
Në agjensitë valutore monedha europiane blihet me 134.5 lekë dhe shitet me 135.1 lekë, ndërsa dollari këmbehet me 104.8 lekë në blerje dhe me 105.4 lekë në shitje.
Rënia e Euros kundrejt lekut shqiptar do të ketë efekte në ekonomi edhe pse bëhet fjalë për një dukuri të përkohshme. Një Euro e dobët ndihmon të gjithë ata që kanë marrë kredi në valutë të cilët do të paguajnë më pak, ndërkohë që i bën më të lira edhe importet.

Euro pritet të qëndrojë në këto pozita të dobësuara kundrejt lekut gjatë gjithë periudhës së verës. Por kambistët shpjegojnë se monedha europiane nuk pritet që të bjerë nën kuotën e 130 lekëve, pasi shkëmbimet valutore nga ana e emigrantëve janë në nivele relativisht të ulta.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›