E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bleona pozon krah Charlie Sheen

Pas fotove seksi të këngëtares Bleona Qerreti në tapetin e kuq të Festivalit të Muzikës, realizuar nga Radio iHeart në Las Vegas, ajo na ka sjellë edhe një tjetër foto/lajm. Siç është ajo në këtë rast me komedianin e njohur Charlie Sheen. Pikërisht këtë moment kur këngëtarja shqiptare përqafon aktorin e madh, Bleona e ka postuar përmes një fotoje në facebook. Foto kjo e realizuar në tapetin e kuq para fillimit të serisë ‘Roast of Charlie Sheen’ në Comedy Central. Këto foto janë të rejat e këngëtares Qerreti, ndërsa publiku shqiptar pret lançimin e këngëve të saj anglisht të realizuara nga producenti Timbaland, siç edhe ka treguar vetë Bleona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›