E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen fotot e martesës në Hawai të Jehonës

Dasma e tyre ka qenë më e veçanta mes VIP-ave shqiptarë, e madje më e largëta që njohim deri tani. Sikurse edhe ju kemi bërë të ditur më herët, Jehona Sopi dhe bashkëshorti i saj Lavdimi janë martuar në Hawai dhe më tej kanë shijuar muajin e mjaltit në Las Vegas, duke kurorëzuar kështu lidhjen e dashurisë 5-vjeçare. Ju sjellim për herë të parë sot këto foto që përshkruajnë pikërisht momentet e lumtura, kur Jehona dhe Lavdimi i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit. E veshur me një fustan të bardhë të shkurtër, mjaft të thjeshtë e sensual, me flokët e verdhë me onde, Jehona duket krejt e zakonshme, ndërsa tufa me lule të kuqe në duar është dëshmia e vetme që bën të kuptojmë se ajo është nuse. Një nuse krejt e veçantë, në fakt. Bashkëshorti i saj ndërkaq ka qenë i veshur me kostum dhe në xhaketë mban një lule të bardhë. Pa solemnitete dhe ceremonira, çifti shfaqet në këto foto mjaft lirshëm, e madje më pas kanë pozuar edhe buzë oqeanit me këmbët në ujë. Foto dhe poza vërtet origjinale, ashtu sikurse edhe kjo dasmë e rrallë. Jehona Sopi pas një lidhjeje të gjatë 5-vjeçare me Lavdimin, drejtor i një prej bankave në Prishtinë, i kanë dhënë fund kështu beqarisë dhe kanë nisur tashmë bashkëjetesën në një apartament që kanë blerë së fundmi në Prishtinë. Edhe pse planet afatgjata të çiftit janë për t’u zhvendosur në Angli, ku Jehona pas studimeve për psikologji dëshiron të bëjë edhe një Master në këtë fushë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›