Talebanit nuk i interesojnë negociatat
Kohët e fundit ka pasur sugjerime se gjeneralët britanikë dhe amerikanë kanë dëshirë të flasin me ta. Një zëdhënës i Talebanit , Zaibullaj Mujahid është shprehur me anë të një ndërmjetësi se Talebani ndihej i sigurt se po e fitonte luftën. Talebani ishte i inkurajuar, tha ai, nga sinjalet se amerikanët dhe aleatët po konsiderojnë tërheqjen e forcave nga Afganistani.
Ndërkohë një komision i parlamentit amerikan ka miratuar shkurtimin e fondit të ndihmës për Afganistanin, me gati 4 miliard dollarë. Kjo pasi ka pasur të dhëna se politikanët afganë po transferonin shuma të mëdha ndihmash të huaja jashtë vendit.
Ndihma financiare për operacionin ushtarak dhe atë humanitar nuk do të preket. Komandanti i ri i forcave amerikane dhe atyre të NATO-s në Afganistan gjenerali David Petreus po viziton selinë e NATO-s në Bruksel para se të udhëtojë për në Kabul.
Ai do të bisedojë me aletet për planet e Amerikës në muajt e ardhshëm. Gjenerali Petreus e mori postin e lartë ditën e mërkurë pasi paraardhësi i tij gjenerali Stanly Mc Crystal u shkarkua nga detyra./bbc/start/