Eksportet në Portin e Durrësit rriten me 2.4 herë
Gjatë kësaj periudhe, në portin më të madh të vendit kanë mbërritur më shumë se 1 milionë ton mallra importi, ose 20 për qind më pak se sa në periudhën janar-qershor të vitit 2009. Autoritetet Portuale bëjnë të ditur se gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, anijet tregtare dhe tragetet e linjave kanë ngarkuar afro 560 mijë ton mallra shqiptare të llojeve të ndryshme, ose 308 mijë ton më shumë se sa sasia e mallrave e përpunuar në dalje nga porti detar gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2009, të cilat më pas janë nisur drejt vendeve të tjera.
Sipas tyre, vetëm kamionët dhe trajlerat e transportuar me tragete drejt porteve të Italisë, kanë eksportuar afro 136 mijë ton mallra, ose 30 mijë ton më shumë se sa periudha janar-qershor e vitit të kaluar.
çimentoja dhe pluhuri klinker për çimenton, zënë vendin e parë në listën e mallrave të eksportuar nga porti i Durrësit, me rreth 91 mijë ton gjithsej, ndërsa në tabelat e vitit të kaluar ky lloj malli mungonte krejtësisht-thanë burimet portuale, sipas të cilave, në listën e mallrave të eksportuara me anije gjatë këtij viti është shtuar edhe llamarina me më shumë se 66 mijë ton gjithsej.