E Diel, 1 Nëntor 2026

Bler ka fshehur marrëveshjet shumëmilionëshe me kompanitë e naftës

Publikimi

Ish-kryeministri britanik, Toni Bler, ka bërë një betejë të jashtëzakonshme që prej dy vitesh për të mbajtur sekret një marrëveshje me shumë fitim me një gjigant nafte shumëkombësh që ka interesa të mëdha në Irak. Bler është përpjekur që ta mbajë marrëveshjen me firmën koreanojugore “Ul Energy Corporation” jashtë dijenisë së publikut. Bler që ka bërë rreth 25 milionë euro qëkur u largua nga “Downing Street” në vitin 2007, është përpjekur shumë që të mbajë të fshehtë edhe një marrëveshje prej 1 milionë e gjysmë eurosh me familjen mbretërore kuvajtiane të cilën e ka këshilluar në lidhje me çështjet e naftës. Në mënyrë të paprecedentë, ai ka bindur komitetin që shqyrton punët e ish-ministrave britanikë që të mos ia bënte të ditura detajet e mësipërme publikut për 20 muaj rresht, duke pretenduar që një gjë e tillë do të shkaktonte dëme tregtare. Por gjithsesi, ato janë bërë publike pikërisht nga humbja e durimit të komitetit në fjalë që vendosi të injoronte kërkesat e Bler dhe të publikonte detajet “e errëta”. Këto lajme përbëjnë akuza të reja për Blerin në lidhje me bërjen para nga kontaktet personale të luftës famëkeqe në Irak.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›