E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerim Destani clodhet mes fanseve

Aktori me origjine shqiptare, Blerim Destani, duket se po ben emer edhe ne kinemane e huaj. Ndersa ka perfunduar filmin e tij belg "Dossier K", ai nuk ka humbur kohe te argetohet me jeten e nates dhe te pozoje me fanset e tij. Aktori, i cili u be i njohur me rolin e tij ne filmin "Koha e Kometes", ka thene disa kohe me pare ne nje interviste per "KJ", se me filmin "Dossier K", ndodhet ne kohen e tanishme ne Shqiperi, Spanje dhe Belgjike. Nderkaq, ai ka treguar se tani gjendet ne procesin e xhirimit te filmit me te ri, "Die Wanderhure", qe vendoset ne shekullin e 15-te, ndersa ngjarja zhvillohet ne Hungari, Austri dhe Gjermani. "Ne filmin me te ri paraqitem ne rolin e Kapitenit te gardes mbreterore. Skenari i filmit eshte shkruar bazuar ne romanin me te njejtin titull "Die Wanderhure" nga Iny Lorentz. Eshte ngjarje shume interesante, ne film trajtohet rrugetimi i nje vajze, Maria-s, se ciles per shkak te nje intrige ne pallat i eshte mohuar statusi aristokrat qe ka, eshte lecitur nga trashegimia dhe eshte debuar nga mbreteria, duke i pamundesuar keshtu realizimin e dashurise qe ajo ka per te dashurin e saj, Michel", ka rrefyer aktori simpatik, i cili njihet mes te tjerash edhe per miqesine qe ka me vellezerit Shumaker, pilotet e famshem te "Formula 1".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›