Labi dhe Rovena, per Vit te Ri ne Kosove
Kengetari Labinot Tahiri mesohet se do te jete i angazhuar me mbremjet muzikore te organizuara me rastin e nates se dyte te Vitit te Ri ne Kosove. Sipas medieve kosovare, ai do te kendoje ne hotelin "Princi i Arbrit". Por, Labi keto dite ka pasur edhe angazhime te shumta edhe jashte vendit. Megjithate, nje pjese e madhe e kengetareve kosovare, sic eshte edhe Adelina Ismajli me te motren, Zanfinen, per festen e Vitit te Ri do te jene jashte vendit, kjo per faktin se atje kane me shume leverdi per te kenduar. Mesohet gjithsesi se ne Kosove do te kete kengetare edhe nga Shqiperia qe do te sjellin atmosfere gazmore per festen e Vitit te Ri. Nje prej tyre eshte kengetarja Rovena Stefa, e cila do te jete e angazhuar me mbremjet muzikore ne naten e dyte te festes, ne restorantin "Adriatik" ne Ferizaj. Ndersa ne naten e trete ajo do te kendoje ne Skenderaj. Sikurse citojne mediet kosovare, kengetarja Rezarta Shkurta, pikerisht per kete feste, ka refuzuar te gjitha ftesat per te qendruar me familjen e saj."Une cdo vit kam qene pjesemarrese ne organizime dhe mbremje muzikore per festen e Vitit te Ri. Ndersa kete vit kam vendosur te bej pushim dhe ta kaloj kete feste tek ambienti me i shtrenjte familjar", eshte shprehur Rezarta..