Abuzon me të bijën, nuk pranon akuzën

Një 36 vjeçar shqiptar, ka dalë përpara trupit gjykues nën akuzën për “përdhunim ndaj të miturve”. Përpara trupit gjykues, ai nuk e ka pranuar se keqtrajtonte seksualisht vajzën e tij, që kur ajo ishte 6 vjeçe.
Ngjarja tragjike u zbulua në një fshat afër Selanikut, kur vajza, e cila sot është 16 vjeçe dhe nxënëse në klasën e tretë gjimnaz, tentoi t’i jepte fund jetës jetës së saj duke prerë damarët.
Nëna e vajzës nuk ishte në dijeni për ngjarjen dhe deri në atë çast nuk kishte marrë vesh asgjë, pasi aktet e kreqtrajtimit seksual nga ana e të atit ndodhnin kur e shoqja nuk ishte në shtëpi. 36 vjeçari ishte i papunë dhe sipas fqinjëve, bëhet e ditur se ai ishte përdorues i rregullt i alkoolit./Indeksonline/