E Diel, 1 Nëntor 2026

Tornado në Texas, 6 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, si rrjedhojë e kalimit të një tornadoje gjatë natës, në veri të Texas.

Më shumë se 120 shtëpi në kontenë e Hood u shkatërruan si rrjedhojë e erërave të forta, ndërsa autoritetet lokale kanë vendosur të dërgojnë në zonë, autobusë të shumtë për të lehtësuar evakuimin e banorëve drejt zonave më të sigurta, transmeton noa.

Shërbimi meteorologjik kombëtar, bëri me dije se gjendja e gatishmërisë vijon të mbetet edhe në 32 konte të tjera, ku mendohet se mund të kalojë tornado. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›