Blerim Xhemaili zbret nga “A” në U-21 me Zvicren

Mesfushori shqiptar me pasaportë zviceriane, Blerim Xhemaili, nuk është thirrur nga trajneri i Kombëtares A të Zvicrës, Kobi Kuhn, për ndeshjet miqësore kundër Venezuelës dhe Kosta Rikës (2 dhe 6 shtator). Xhemaili është thirur nga përfaqësuesja U-21, me të cilën ka zhvilluar 20 ndeshje ndërkombëtare.
Blerim Xhemaili ishte pjesë e ekipit të Zvicrës në Botërorin Gjermani 2006.
Edhe mesfushori i Lacios, Valon Berhami nuk është në listën "Kuhn", pasi ende nuk e ka marrë veten plotësisht.