Kupa UEFA/ Tirana eliminohet nga Kajserispor. Humbet 1-3 (1-5)

Tirana pësoi një tjetër humbje të bujshme 3-1 me skuadrën turke të Kajserispor, por kësaj radhe jo para shikuesve të saj.
Fituesja e Kupës dhe Superkupës së Shqipërisë, humbi pjesën e parë 1-0 me Kajserisporin, duke humbur kështu cdo shpresë për kualifikim, kur rezultati i përgjithshëm, 3-0 ( pas pjesës së parë) fliste tërësisht në favor të skuadrës turke.Tirana, pjesën e dytë pësoi edhe dy gola të tjerë, duke shënuar vetëm një gol nderi dhe duke humbur takimin 3-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-1. Ndeshja u gjykua nga gjyqtare nga Estonia me kryesor Sten Kaldma.
Në fakt e priste rezultatin negativ me skuadrën që përkohësisht ndodhet në vend të dytë në kampionatin turk dhe për më tepër, dy javë më parë fitoi 2-0 në "Selman Stërmasi" me dy gola të shënuar nga Arkagunduz. Ekipet shqiptare, shtojnë kështu serinë negative të humbjeve me ekipet turke.
Edhe Tirana, skuadra më e suksesshme në Europë, pati fatin e keq të dështonte përballi një emëri krejtësisht të panjohur dhe modest si Kajserispor.
Katër ekipet të elitës së futbollit shqiptar: Dinamo, Partizani dhe Vllaznia, në ballafaqimet e tyre respektive me Beshiktashin, Fenerbahcen, Gallatasaraj dhe sot me Kajserisporin vetëm sa kanë shijuar kenaqësinë e të nxjerrit të topit nga rrjeta. Dinamo ka pësuar tre gola, Tirana pesë, Partizani e Vllaznia nga gjashtë.
Franc Hoxha
----------------------------------------------------------------
Skeda e Ndeshjes
Kaiserispor - Tirana 3-1
Shenues: M. Topuz 5', Hanefi 45', Gohkan 49' / Salihi 52'
E enjte, 24 gusht 2006, ora 19:00 (lokale),
ne stadiumin "Ataturk" te Kaiserit
Kaiserispor: Ivankov, Tajfun, Toledo, Ragep, Kamber, Bylent (77' Kemal), M. Topuz (83' Turan), Hanefi, Gokhan (69' Ilhan) Kavjanpor Aiden, Tr: E.Sagllam
Tirana: Hidi, Sina (34' Salihi), Pisha, Bulku, Sinani, Mukaj, Penja, Hajdari, Allmuca, Duro, Patushi (80' Sefa) Tr: M.Josa
Gjyqtare: R.Hanes, P.Rein, K.Mergus (Estoni)
Kartona te verdhe: / Sina, Duro
* * *
Bilanci shqiptaro-turk me klubet
1.Beshiktash-Dinamo 2-0, 1-0 (1986-1987, Kupa e Kampioneve)
2.Fenerbahce-Partizani 2-0, 4-0 (1995-1996, Kupa UEFA)
3.Gallatasaraj-Vllaznia 2-0, 4-1 (2001-2002, Liga e Kampioneve)
4.Tirana-Kajserispor, 0-2, 1-3, (2006-2007, Kupa UEFA)
Bilanci: 8 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 7 humbje. Golat 2-20