E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java I/ Ndërkombëtari Albano Janku, “bilbili” Elbasani-Tirana

Sezoni i ri i Kategorisë Superiore, sezoni 2006-2007, që përkon edhe me Kampionatin e 68-të Kombëtar, pas hedhjes së kalendarit të ndeshjeve ka hedhur tashëm hapin e dytë të zyrtarizimit të tij, atë të përcaktimit të arbitrave të gjashtë ndeshjeve të Javës së Parë të kampionatit, që do të zhvillohen ditën e shtunë, datë 26 gusht 2006 (4 të tilla) dhe 27 gusht 2006 (2).
Federata ka dashur të shmangë cdo keqkuptim në hedhjen e shortit dhe e ka bërë atë direkt në televizionin tokësor dhe satelitor "ALSAT". Java e parë, ku do të përballen kampioni i sezonit të kaluar, Elbasani me fituesen e Kupës dhe të Superkupës, Tiranë, do të gjykohet nga gjyqtari ndërkombëtar inxhinieri Albano Janku, që më 14 gusht 2006, mbushi 39 vjec.
Vetëm Janku është përzgjedhur nga emërat e mëdhenj të "bilbilit: shqiptar, teksa mungojnë të mirënjohurit, Sokol Jareci dhe Sokol Cekaj.
Franc Hoxha
--------------------------------------------------------------------------
Ja dhe gjyqtarët për ndeshjet e Javës së Parë (26-27 gusht 2006)
26.08.2006, Kastrioti-Besa
Idriz Gashi, Pjetrushi-Pregja
26.08.2006, Vllaznia-Luftëtari
Sazan Velcani, Bicaku-Koreshi
26.08.2006, Shkumbini-Flamurtari
Shpëtim Guce, Lamaj-Rexha
26.08.2006, Dinamo-Teuta
Bardhyl Pashaj Mali-Guce
27.08.2006, Partizani-Apolonia
Evis Peza, Guranjaku-Doda
27.08.2006, Elbasani-Tirana
Albano Janku, Lamcce-Zhuli
Ndeshjet do te fillojne ne oren 17:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›