E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve/ Barcelona-Çelsi, tani përballje në grup

Në Monako të Francës sapo përfundoi hedhja e shortit të Ligës së Kampioneve në Fazën e Grupeve.
32 ekipet ishin ndarë në katër vazo me nga tetë ekipe, për të formuar më pas tetë grupet e Ligës së Kampioneve për edicionin 2006-2007.
* * *
Grupi A
Në grupin A, do të bëjnë pjesë dy ekipet më të famshme për momentin, Barcelona dhe Celsi, respektivisht kampionë të Spanjës dhe Anglisë., Dy gjigandët europianë janë ndeshur katër herë gjatë dy vitet e fundit, por në raundin me eliminim direkt, ku në edicionin 2004-2005, u kualifikua Celsi, ndërsa në sezonin e fundit të Champions vazhdoi më tej Barcelona, që është dhe kampionia në fuqi e Europës. Gjermanët e Verder Bremen dhe bullgarët e Levski të Sofjes, shoqërojnë ekipet e Frenk Rajkard dhe Hoze Mourinjo, nga një herë fitues të Ligës së Kampioneve si trajnerë.
* * *
Grupi B
Interi (2 herë fitues) e Bajerni (4) janë dy ekipet e mëdha, për t'u shoqëruar nga Sportingu i Lisbonës dhe Spartaku i Moskës.
* * *
Grupin C
Dy emrat më të famshëm europianë janë Liverpuli (5 herë kampion i Europës) dhe hollandezët e PSV Eindhoven (1 herë fitues). Katërshen e këtij grupi e përbëjnë ekipi francez Bordo dhe ai turk Gallatasaraj.
* * *
Grupi D
Valencia (Spanjë), Roma (Itali), Olimpiakos i Pireut (Greqi) dhe Shahktar Dontesk (Ukrainë) duket se përbëjnë grupin më pak të bujshëm, por që gjithsesi dy ekipet e kualifikuara nuk do ta kenë të lehtë në përballjet me kundërshtarët.
* * *
Grupi E
Në këtë grup,Reali i Madridit do t'i duhet të përballet më kujtimet e këqija, kur të përballet me pesë herë kampionët rresht të Francës, Olimpikun e Lionit. Bashkë me ta do të jenë edhe Steaua e Bukureshtit dhe Dinamo e Kievit.
* * *
Grupi F
Mancester Junaitid dhe skocezët e Sëlltik, janë dy ekipet e ishullore britanike, që së bashku me Benfikën e Portugalisë dhe danezët e Kobenhaven, do të përballen midis tyre, dhe ku favoriti për vendin e parë është padyshim formacioni i "djajve të kuq" të Fergusonit.
* * *
Grupi G
Arsenal i Arsen Venger do të përballet me Porton, 2 herë fituese e Ligës së Kampioneve. Bashkë me ta do të jenë edhe rusët e CSKA së Moskës dhe gjermanët e Hamburg.
* * *
Grupi H
Milani duket se do ta ketë shumë të lehtë për të zënë një nga dy vendet e para: Lilë (Francë), Aek (Greqi) dhe Anderleht (Belgjikë), nuk mund të nxjerrin kurrsesi jashtë loje ekipin e teknikut Anceloti dhe goleadorit Filipo Inzagi.
Dash Frashëri

Grupi A
Barcelona
Celsi
Verder Bremen
Levski

Grupi B
Inter
Bajern i Mynihut
Sporting
Spartak i Moskës

Grupi C
Liverpul
PSV Eindhoven
Bordo
Gallatasaraj

Grupi D
Valencia
Roma
Olimpiakos i Pireut
Shahktar

Grupi E
Reali i Madridit
Lion
Steaua
Dinamo Kiev

Grupi F
Mancester Junaitid
Sëlltik
Benfika
Kobenhavn

Grupi G
Arsenal
Porto
CSKA e Moskës
Hamburg

Grupi H
Milan
Lilë
AEK
Anderleht

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›