Ish-reporteri i “Kicker”, Mejer, ndihmës i Brigelit te Bahreini

Hubert Meyer do të punojë si ndihmëstrajner i Hans Peter Brigelit, në ekipin Kombëtare të futbollit të Bahreinit.
Mejer, 52-vjec, ka qenë më parë reporter sportiv i Revistës sportive gjermane "Kicker" dhe është njobhur me ish-futbollistin e përfaqësueses gjermane gjatë finaleve të Kupës së Botës Itali 1990.
Mejer, do të zëvendësojë në këtë detyrë Aksel Ros, që ka qenë edhe më parë ndihmës i Brigel, kur trajneri drejtonte Shqipërinë, me të cilat arriti sukseset më të rëndësishme gjatë karrierës si trajner ndërkombëtar.
Dash Frashëri