Japoni 2006 / Ne grupin A kualifikohen Argjentina, Franca, Nigeria dhe

Argjentinwe - Serbi/Mal i Zi 83-79
Argjentina fitoi me veshtiresi kunder serbo-malazezeve pasi kishte nje
deficit prej shtate pikesh pas tre pjeseve te para. Argjentina e mbylli
keshtu fazen e grupi me 5 fitore ne po aq ndeshje dhe luan kunder
Zelandes se Re ne 1/8 e finaleve. Edhe Serbi/Mal i Zi, megjithese humben, vazhdojne me tej per ne 16-she ku luajne kunder Spanjes.
Argjentina, kampionet olimpike ne 2004, nuk kane zhgenjyer deri tani
pasi jane cilesuar si favorite se bashku me SHBA-ne nga specialistet.
* * *
Nigeri - Liban 95-72
Nigeria mundi Libanin pa shume probleme, vetem nje dite pasi libanezet
kishin arritur nje fitore historike kunder Frances. Nigeria kalon
keshtu ne 16 me te mirat kurse Libani megjithese ka nje rekord 2/3 ashti si dhe Nigeria eleminohet nga kampionati. Eri Ebe shenoi 19 pike per Nigerine qe fitoi ndeshjen e dyte rresht pas humbjeve ne tre ndeshjet e para. Rony Fahed me 23 pike ishte me i mir per libanezet qe u duken te lodhur pas ndeshjes se forte dje kunder Frances. Nigeria do luaj kunder Gjermanise ne 1/8 e finaleve.
* * *
France - Venezuele 81-61
Franca luajti nje pjese te trete shume te mire dhe fitoi bindshem 81-61
me Venezuelen pas asaj humbje te turpshme dje kunder Libanit. Me kete
fitore francezet renditen te dytet dhe luajne kunder Angoles ne 1/8 e
finaleve. Duke iu referuar Angoles, trajneri francez Claude Bergeaud tha "Ata jane nje skuader shume e mire, luajne me shume energji dhe gjuajne mire nga 3-pikeshi". Venezuela doli ne vend te fundit ne nje grup shume te veshtire me 1 fitore dhe 4 humbje.
Renditja
Argjentina 5/0 - 10 pike
Franca 3/2 - 8 pike
Nigeri 2/3 - 7 pike
Serbi/Mal i Zi 2/3 - 7 pike
Liban 2/3 - 7 pike
Venezuela 1/4 - 6 pike
Pwrgatiti: Eni Zejnati