E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerina Arbana: Shkolla e Baletit, sfide dhe triumf ne Poloni Izaura Ndoj



Shkolla e Baletit, tempulli qe ka nxjerre breza te tere artistesh te talentuar, tashme triumfin e saj e shpalos cdo dite neper evente boterore. Nje nder keto ishte pjesemarrja ne Festivalin Nderkombetar "Beskidski Festival", ne Poloni. Ne nje interviste per "KJ", drejtoresha Blerina Arbana na rrefen momentet e vecanta ne kete eveniment, ku cdo shtet prezantoi vlerat e folklorit perkates, ndarjen e emocioneve si dhe vleresimin si nje nder kater grupet me te mira ne kete festival. "Ate qe s'e ben dot koha, politika, e bejne artistet shqiptare me diplomat, certifikatat, cmimet qe ua jep bota, per vlerat qe bartin, per bukurine e ndryshimit qe sjellin, per portat e hapura me boten dhe vertetesine e vlerave kombetare artistike qe percjellin", - u shpreh Arbana. Me tej tha: "Ne kete festival, ne hodhem themelet e ures se gjate artistike te tradites folklorike, ku shpresojme te ecim gjate, ne te pesedhjetin festival e me tej, sepse keta artiste kercimtare krijojne kodin me origjinal dhe me te kuptueshem, qe hap porten e integrimit te kulturave boterore", - theksoi drejtoresha e Shkolles se Baletit, Blerina Arbana. Shkolla shqiptare e baletit u krijua ne vitin 1957, nga nje grup artistesh te talentuar, qe u formuan ne Balshoi teater, si Agron Aliaj, Zoica Hoxha, Ganimet Vendresha, Xhemil Simixhiu dhe Petrit Vorpsi.

Blerina, sapo jeni kthyer se bashku me grupin artistik te Shkolles se Baletit, nga Festivali Folklorik Nderkombetar, ne Poloni. Si u ndjete?

Wisla, qyteti prites, rruga "Shalupjanska", hoteli "Usmiek", ishin emrat qe u bene shume te dashur per ne, sepse perfaqesonin "shtepine tone". Nje gjelberim mahnites, male perreth, pisha, bredha pafund dhe lule plot ngjyra, aq sa te dukej sikur cdo gje ishte virtuale, joreale. Paqe, qetesi, njerez te kulturuar, te dashur, admirues te kultures, sepse kudo qe shkuam, sheshet e mbuluara me tenda te medha ishin plot, deri ne oret e vona te nates. Ajo qe te bente me shume pershtypje, ishte se njerezit e te gjitha moshave syte i kishin jeshile, me qerpike te gjate, a thua oaze me palma kishin fluturuar nga shkretetira, per t'u vendosur ne fytyren e tyre miqesore! Te dukej sikur ishe ne vendin ku fshiheshin kenaqesite dhe lumturia, te cilat promovohen ne imagjinaten tone, po kesaj radhe ishin nje realitet i persosur.

Grupi pjesemarres nuk kishte ne qender vetem kercimin, por edhe veshjet, kengen dhe te gjitha elementet qe plotesojne folklorin shqiptar?

Angazhimet e grupit dhe te stafit drejtues ishin te perditshme, per shfaqjet qe do te jepeshin pasditeve, dy ose tri defilete(Paradat), ku grupet paraqisnin folkun e tyre, kostumet, vallet, instrumentet muzikore, kengen e muziken e vendeve te tyre, pasi ishin 17 vende pjesemarrese: Polonia, Rumania, Kroacia, Shqiperia, Cekia, Ukraina, Gjeorgjia, Sllovakia, Bjellorusia, Spanja, Bullgaria, Iraku, Kili etj..

Cila ishte gjuha qe shpalosen artistet e te ardhmes nga Shqiperia, ne "Beskidski Festival"?

Kombet kane gjuhen e tyre te dashurise dhe ata qe i mesojne te paret fjalet, te dashuruarit, jane artistet, ndoshta per kete arsye, "Beskidski Festival" ishte nje sipermarrje gjigande, me nje organizim te shkelqyer, korrektese e rregull te papare, me orare te perpikta e disipline per t'u pasur zili. Merite kjo, e autoriteteve vendore, me perkrahjen e presidentes se Republikes Polake, Bronislava Komorovskiego dhe Kryetarit te Bashkise se Wisles. Shfaqjet ishin te programuara, qytetet ku do te jepeshin po ashtu. Na priten me dashuri jo vetem ne Wisla, por edhe ne Aushvic, ne Bielsko-Biala, ne Zhivjec, ku gjendej fabrika me e madhe e birres ne Poloni, e cila ishte e improvizuar ne nje muze ne miniature, me te gjitha reliket dhe historine e saj te krijimit dhe prodhimit, ne Istebna, Jabonklov. Ne te gjitha eventet na shoqeronte Jareku, nje djale simpatik, por teper i kulturuar, pedagog ne universitetin e Varshaves, jashte mase i dashur, i qeshur dhe i perpikte. Performanca e grupit shqiptar terhiqte vemendjen e publikut, e prezantuesve, te cilet me shume miresjellje kerkonin te dilte ne skene grupi shqiptar dhe une, koreografja bukuroshe (me vjen keq e dashur, por keshtu me therrisnin te gjithe atje), e me pas kercenim se bashku ne skene.

Ishte flamuri shqiptar dhe vallja, elementet qe gjalleruan keto qytete dhe evente te ndryshme?

Ne cdo qytet prites kjo gje u be tradite, aq sa ne kercimin e grupit perfshiheshin mosha te ndryshme, edhe femije te vegjel qe ngjiteshin e zbrisnin nga skena, midis shikuesve qe me nje hare, gezim te pa pershkruar kercenin me grupin shqiptar. Ne lidhjen e duarve te tyre hidhte rrenje magjia, ajo ndjenje e fuqishme krenarie, qe dine ta percjellin vetem keta artiste kercimtare, qe me ngjyren e kuqe, me ngjyren e bukurise, sundonin publikun e boten, e natyrshem syte iu shkelqenin nga forca e ndjenjes dhe krenaria se vallet tona sundojne token, qiellin, madje edhe ajrin. Aparate qe shkrepeshin, duartrokitje pafund, thirrjet "Albania" ishin nje kenaqesi e papershkrueshme, per te gjithe.

Ju si drejtoreshe artistike e Shkolles Kombetare te Baletit, mendoni se keni hapur porten e bashkepunimit me kulturat boterore?

Ate qe s'e ben dot koha, politika, e bejne artistet shqiptare me diplomat, certifikatat, cmimet qe ua jep bota, per vlerat qe bartin, per bukurine e ndryshimit qe sjellin, per portat e hapura me boten dhe vertetesine e vlerave kombetare artistike qe percjellin.

Ne kete festival ne hodhem themelet e ures se gjate artistike te tradites folklorike, ku shpresojme te ecim gjate, ne te pesedhjetin festival e me tej, sepse keta artiste kercimtare krijojne kodin me origjinal dhe me te kuptueshem, qe hap porten e integrimit te kulturave boterore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›