Blerja e Canës boshatis arkën?
Kalimi i Lorik Canës te Hamburgu po bëhet gjithnjë e më i besueshëm për të gjithë. Pas deklaratave të vetë Canës dhe babait-menaxher, Agimit, tashmë rikonfirmohet tratativa shumë optimiste edhe nga vetë drejtuesit e klubit gjerman, të cilët theksojnë se janë gjithnjë e më pranë blerjes së mesfushorit shqiptar. Madje, si pengesë ata nxjerrin vetëm vonesën e Marsejës në gjetjen e një zëvendësuesi të Lorikut, i cili do të zhbllokonte automatikisht transferimin. Shuma që Hamburgu do të paguajë pritet të jetë 7 milionë euro, plus 1 milion bonus në rast të arritjes së rezultateve të mira. Megjithatë, në kampin gjerman ka polemika. Blerja e shqiptarit mund të boshatisë arkën e klubit, i cili është shumë pranë afrimit edhe të dy lojtarëve të tjerë, Filip Senderos dhe Markus Berg. Ndërkohë që sipas burimeve të fundit, përgjigjja përfundimtare e Canës po vonon për shkak të interesimit edhe të dy gjigantëve anglezë, Arsenalit e Liverpulit, të cilët po ngurojnë disi në këtë tratativë.