Blerja e Samuel Eto, entuziazmi në “qiell” në Dagestan
DAGESTANIT -Ndërsa Samuel Eto nuk ka mbërritur ende, gëzimi i tifozëve të Anzhi Makaçkala ka kapur kulmin për blerjen e një prej sulmuesve më të mirë në botë. Lojtari afrikan i vitit do të prezantohet më 11 shtator në kryeqytetin e Dagestanit, që duket i tëri në festë për këtë superblerje prej afro 30 milionë eurosh.
“Një futbollist si Eto do ta forcojë akoma më shumë forcën sulmuese të Anzhi”, tha një nga drejtuesit e tifozerisë vendase. E kërkonim prej kohësh një sulmues të tillë, dikë vërtet të famshëm, me të cilin Anzhi do të fitojë më shumë”. Samuel Eto ka fituar dy Liga Kampionesh me Barcelonën dhe një me Interin, ndërkohë që numëron edhe shumë tituj kampionë në karrierë.
Në Rusi, ai do të luajë në të njëjtin ekip me Roberto Karlos dhe ish-mesfushorin e Çelsit Juri Zhirkov. Ai pritet të debutojë që këtë javë në transfertën ndaj Rostov. Me kalimin te skuadra nga Dagestani, Eto është bërë futbollisti më i paguar në botë, me një rrogë prej 20.5 milionë eurosh në sezon.
(e.m/A.latifi/BalkanWeb)