"Thriller" mbi Murinjon, po mendon të lërë Realin?
TIRANE-Një thriller i vërtetë ka rrethuar çështjen Murinjo, pas sherrit në fund të ndeshjes me Barcelonën dhe kritikave të ashpra të shtypit. Ditën e djeshme, zëdhënësi i trajnerit portugez Eladio Parames, ka deklaruar se Mou ka ndërmend të braktisë Realin. "Zhoze nuk ndjehet i mbështetur nga drejtuesit dhe mendon të largohet nga ky klub", është shprehur ai për "Mas Deporte", një revistë e kanalit televiziv "Canal +". Por, sapo ka hyrë në xhiron e mediave botërore, një lajm i tillë është përgënjeshtruar, në fillim nga vetë Parames. "Këto deklarata që më janë atribuuar mua, janë absolutisht false", ka thënë. Gjithsesi, mbi këtë çështje kanë mbetur shumë mistere, duke qenë se Murinjo, pasi nuk është penduar për sjelljen e tij në klasiken e një jave më parë, nuk ka folur më.
Letra e Murinjos
Pasditen e djeshme, përmes uebsajtit të Realit të Madridit, Zhoze Murinjo u ka dërguar një letër të hapur të gjithë tifozëve, duke shuar çdo dyshim. "Vetëm ai që nuk më njeh mund të ëndërrojë, të fantazojë apo të besojë se unë mund të dorëhiqem nga Reali në këto momente, - shkruan trajneri portugez. - Besoj se shumë persona kanë mbetur të habitur nga cilësia e lojës së shprehur nga Reali i Madridit gjatë verës dhe them se do të ishte sërish e habitshme për ta që unë të largohesha nga ky klub. Është e pamundur. Kam një president fantastik, që është shumë inteligjent dhe me të cilin jam shumë mik. Kam edhe një drejtor të përgjithshëm që punon 24 orë në ditë për klubin, kështu që motivimin im është më i madh dhe Madridizmi im është akoma më i madh se ai i disa pseudo-madrilenëve. Nuk është e vërtetë që unë do të largohem. Absolutisht jo! Dua t'u kërkoj falje madrilenëve, vetëm atyre, për sjelljen time në ndeshjen e fundit. Disa persona janë mësuar më shumë se mua me hipokrizinë që ekziston në futboll dhe këta persona fshehin fytyrat e tyre e pëshpërisin ne thellësi të tunelit. Nuk po mësoj të jem hipokrit dhe nuk dua ta bëj. Shumë urime të gjithëve, shihemi nesër në stadiumin "Santigo Bernabeu"", përfundon letra e trajnerit të Realit.
Federata
Pasi qëndroi pasive për një javë, Federata Spanjolle ka bërë të ditur dje nisjen e një hetimi për ngjarjet e ndodhura në klasiken mes Barcelonës dhe Realit (3-2) një javë më parë. Klubet kanë 10 ditë kohë për të paraqitur pretendimet e tyre, më pas do të nisin akuzat dhe skualifikimet. Për gishtin në sy ndaj Tito Vilanovës, asistentit të Guardiolës, Murinjo rrezikon deri në 12 ndeshje pezullim. Gjithçka është e filmuar, pavarësisht se Barça nuk bëri asnjë denoncim. Gjesti i portugezit ishte akti më i rëndë i sherrit edhe pse ai ka lënë të kuptohet se është provokuar.
(d.b/BalkanWeb)