E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e apartamentit, konform rregullave dhe ligjeve ne fuqi

27/04/2011  Basha tek Babaramo

Kandidati për Tiranën, i koalicionit Aleanca për qytetarin, ka shpjeguar dje dhe çështjen e blerjes së apartamentit në Hollandë, ku sipas tij, apartamenti është shitur në momentin e shpërnguljes së tij në Shqipëri, dhe çdo akuzë tjetër e hedhur nga opozita është spekullim. Këto deklarata kandidati Basha i bëri gjatë emisionit të gazetarit Ilir Babaramo, në TV Neës24. Basha tha se ka vendosur që së bashku me bashkëshorten e tij Aurela që në atë kohë bashkëjetonte të blinte një apartament, sepse ndejtja me qera kishte një kosto të lartë për të ardhurat çiftit e ri. Sipas tij, marrja me qera e një apartamenti të ngjashëm, shkonte deri në 1500 euro, kjo dhe për shkak të politikave të shtetit atje, ndërsa kësti i kredisë paguhej vetëm 600 euro “Ky është një trillim siç është trillim dhe puna e pasaportës. Referojuni ILDKP-së që është një institucion i pavarur dhe që ka dërguar një grup kontrolli atje. Apartamenti është marrë me kredi, dhe është shitur në momentin që unë u shpërngula. Ne e blemë sepse na binte 600 euro në rast se e blinim dhe 1500 euro në rast se merrnim me qera. Me paratë e shitjes së apartamentit u la kredia” tha Basha. Në lidhje me këtë çështje, kandidati Basha iu referua dhe deklaratës së ILDKP-së e cila u shpreh se akti i shitblerjes së apartamentit dhe deklarimi i tij ka qenë konform rregullave dhe për këtë qëllim është dërguar në Utrehcht dhe një grup kontrolli, i cili është paguar me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Nga ana e tij Basha i ka bërë dhe një apel kandidatit kundërshtar Edi Rama, për të cilin u shpreh se ska asnjë lloj mllefi apo urrejtje, që të lerë menjëanë retorikën e politikës së ashpër dhe të kontribuojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve “Kur ngrihen kala të tilla prej letre, atëherë çfarë do të presin qytetarët e tiranës. Imagjinoni që kjo energji do ishte përdorur në favor të qytetit. Çfarë mund të bënim në rast se kjo energji do ishte përdorur për Tiranën, në vend që kundërshtari im që nuk vjen në asnjë tryezë të merret me shpifje. Pra mendoni për një çast sikur të ndërpresim për një çast këtë politikë konflikti, këtë cikël shpifjesh. Duhet të marrë fund kjo politikë e përbaltjes, sepse ska të fituar ka të humbur” tha Basha. Edhe një herë përgjatë emisionit kandidati për Tiranën, ka parashtruar programet e tij për uljen e taksave, punësimin eapo vlerësimin e pronave të qytetarëve, pika këto që janë disa nga bazat e programit të tij për përmirësimin e jetës në Tiranë “Gara për Tiranën nuk ka të bëjë me kundërshtarin por ka të bëjë me mënyrën se si programet dhe projektet e mia dhe aftësia jonë e përbashkët për të parë përpara dhe për të nisur një rrugë zhvillimi të ndërprerë është thelbi i kandidimit tim. Është sfida dhe beteja e qytetarit”, u shpreh Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›