Holtman: Regjistrimi si shtetas amerikan, lapsus i zyrës tonë
27/04/2011 Noteri holandez sqaron enigmën e pasaportës së kandidatit Lulzim Basha
Zhurmës së krijuar nga opozita kohët e fundit në lidhje me një pasaportë amerikane të kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, në lidhje me pasaportën e tij, i është përgjigjur vetë noteri Ritzo Jacob Holtman që ka përpiluar kontratën e blerjes së shtëpisë në Utreht Holandë. Sipas Holtman, bëhet fjalë për një gabim të një punonjësi të zyrës së tij, i cili pasi ka fotokopjuar dhe faqen e pasaportës ku ndodhej një vizë amerikane i është referuar asaj për nënshtetësinë e Bashës “Më datë 21 dhjetor 2001, përpara meje Ritzo Jacob Holtman, noter i të drejtës civile, në Mbretërinë e Vende të Ulëta (Holandë) u paraqit për hartimin/ekzekutimin e një kontrate shit-blerjeje dhe transferimi pasurie të patundshme, zoti Basha, lindur më 12 qershor 1974, në Tiranë, (Shqipëri), për identitetin e të cilit u sigurova nga pasaporta shqiptare me numër identifikimi 0160138 e dorëzuar në praninë time. Në këtë pasaportë shqiptare ishte vulosur një vizë amerikane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një punonjës i zyrës sonë noteriale, pasi fotokopjoi faqen e pasaportës në të cilën ndodhej viza amerikane (bashkëngjitur), shënoi gabimisht në kontratën e transfertës së pronës së paluajtshme se pasaporta ne fjalë ishte amerikane, çka ishte një shënim i pasaktë nga ana e punonjësit. Kontrata duhej të shkruante se z. Basha u identifikua nga pasaporta e tij shqiptare. Zyra jonë noteriale do të korrigjojë këtë gabim material të shënuar në këtë kontratë dhe do ta regjistrojë korrigjimin në Agjencinë Publike të Regjistrit të Tokës së Holandës”, thuhet në letrën e dërguar nga noteri Holtman në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë bashkangjitur me deklaratën, është dhe faqja e pasaportës së Lulzim Bashës, dhe viza amerikane që ai ka pasur në të në kohën kur është paraqitur tek zyra noteriale për të bërë aktin e blerjes së shtëpisë. Prej disa kohësh opozita e kishte ngritur në kauzë, çështjen e pasaportës së zotit Basha, çështje të cilës ju dha dje përgjigje nga vetë noteri holandez, dhe s’bëhet fjalë tjetër vetëm se për një lapsus përgjatë kohës së regjistrimit, një gabim njerëzor për të cilin zoti Basha s’ka asnjë përgjegjësi, ashtu sikundër shprehet dhe vetë noteri Holtman. Edhe ditën e djeshme opozita reagoi rreth kësaj çështje me anë të deputetit të saj Erjon Braçe.
Opozita
Rasti në fjalë u bë publik dy ditë më parë në një media, e cila i referohej një faqe regjistri të kadastrës holandeze. Më pas çështja u mor dhe nga opozita, e cila kërkonte të dinte me ngulm se përse zoti Basha figuronte i regjistruar si shtetas amerikan në këtë dokument.
ILDKP
Për çështjen e shtëpisë së Bashës reagoi dhe Inspektorati i Deklarimit të Pasurive, i cili u shpreh se në vitin 2006, Basha e ka deklaruar shtëpinë e blerë në Holandë, madje drejt këtij shteti është dërguar dhe një grup pune e ILDKP-së, e cila e ka verifikuar rastin në fjalë.