E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e armëve, bota arrin rekordin prej 1 trilion dollarësh

Shtete të ndryshme të botës
prej vitesh shpenzojnë shuma
të mëdha për armatime, që
tejkalojnë disa herë në buxhetin e
shteteve përkatëse për sa i përket
shëndetësisë, apo arsimit. Por
kjo garë e çmendur ka arritur
këtë vit një pikë kulmore. Kështu,
sipas shifrave të fundit në shkallë
botërore, shpenzimi i armëve
ka kapur rekordin prej 1 trilion
dollarësh. Gjatë dhjetëvjeçarit
të fundit, shpenzimet globale
për ushtrinë janë rritur me 45%.
Kjo dhe shifra të tjera janë pjesë
e botimit të përvitshëm. "Armatimet,
çarmatimet dhe siguria
ndërkombëtare" të publikuara
nga Instituti për Kërkimet e
Paqes në Stokholm të Suedisë.
Në këtë material, Shtetet e Bashkuara
vazhdojnë të mbajnë "vendin
e nderit" në krye të listës
së vendeve që shpenzojnë më
shumë në botë për armatimin.
Pas tyre vijnë vende si Kina dhe
Rusia, të cilat gjatë dhjetëvjeçarit
të fundit kanë trefi shuar shpenzimet
në këtë drejtim. Kështu, Kina
renditet e dyta pas Shteteve të
Bashkuara. Kina ka pasur, sipas
studimit, rritjen më të madhe
dhe më të shumtë për sa u përket
zërave të ndryshëm të armatimit.
Kjo rritje e buxhetit të armatimeve
ka ardhur paralelisht me
rritjen ekonomike të vendit, si
dhe lidhet ngushtësisht me aspiratat
e saj për t‘u shndërruar
në një superfuqi botërore. Fuqi
të tjera rajonale janë India, Brazili
dhe Argjentina që në thelb
kanë rritur shpenzimet e tyre
për armatimin. Përveç rritjes së
shpenzimeve ushtarake me 3%
në terma realë, në vitin 2008 dhe
me 21% që nga viti 1999, Britania
e Madhe është përballur me një
rënie të ndjeshme të buxhetit të
armatimeve. Kjo pjesërisht për
shkak të përfshirjes së Anglisë në
dy konfl ikte atë në Afganistan dhe
atë në Irak, që kanë një kosto tërësore
prej 18 miliardë dollarësh për
Britaninë e Madhe. "Ideja e ‘luftës
kundër terrorizmit‘ ka nxitur
shumë vende që t‘i shohin problemet
e tyre përmes një optike
tepër luftarake, duke e përdorur
atë për të justifi kuar shpenzimet
ushtarake gjithnjë e në rritje.
Ndërkaq, luftërat në Irak dhe Afganistan
kanë kushtuar deri më
tani 903 miliardë dollarë, të dala
këto vetëm nga xhepi i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Në materialin
e Institutit Suedez listohen
edhe 100 kompanitë kryesore të
prodhimit të armëve, duke përjashtuar
këtu kompanitë kineze
për të cilat nuk ka shifra dhe të
dhëna të sakta. "Boeing" qëndron
në krye të këtyre kompanive, të
paktën për sa i përket vitit 2007
me një shitje që kap shifrën e 30
miliardë dollarëve. Në këtë listë
kryesojnë kompani evropiane dhe
amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›