E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Europian: Fitojnë partitë e djathta

Partitë e qendrës së djathtë
kanë dalë me rezultatet më
të mira në zgjedhjet e fundit
për Parlamentin Europian dhe
sigurisht kjo në kurrizin e partive
të majta. Partitë e të djathtës ekstreme
dhe ato antiemigracion
kanë bërë përparime, ndërkohë
që pjesëmarrja në votime mendohet
të ketë qenë në masën
43%, më e ulëta që nga zgjedhjet
e drejtpërdrejta për në Parlament
30 vjet të shkuara. Partia Laburiste
në Britaninë e Madhe, socialdemokratët
në Gjermani dhe Partia
Socialiste në Francë kanë pësuar
një humbje që mund të quhet historike.
Ndërsa partitë e qendrës
kanë vazhduar me pak ndryshime
të mbajnë të njëjtat vende. Jose
Manuel Baroso që mendohet se
do të kërkojë një mandat të dytë
në krye të Komisionit, në vijim të
suksesit të së djathtës, i ka falënderuar
votuesit dhe i ka siguruar se
zërat e tyre do të dëgjohen". Rezultatet
në përgjithësi janë një fi tore
e pamohueshme për ato parti dhe
kandidatë që mbështesin projektin
Europian dhe duan ta shohin
Bashkimin Europian që të ndërmarrë
politika të përgjegjshme në
lidhje me problemet dhe shqetësimet
e tyre të përditshme. Lideri
socialist tha se grupi i tij parlamentar
do të mblidhet për të analizuar
humbjen. "Është një mbrëmje e
trishtuar për socialdemokracinë në
Europë. Ne jemi shumë të zhgënjyer",
ka deklaruar ai në përfundim
të votimeve. Kancelarja gjermane,
Merkel, lëvdoi performancën e së
djathtës duke thënë se rezultatet
tregojnë se thelbi i shoqërisë
Europiane është bërë më i fortë.
Zëvendëspresidenti i Komisionit
Europian, ndërkohë deklaroi se
një pikë e dobët e zgjedhjeve ishte
pjesëmarrja e ulët në to. Për sa u
përket partive të vogla ato fi tuan
dukshëm në Holandë, Austri,
Danimarkë, Sllovaki dhe Hungari.
Edhe të gjelbërit nuk dolën keq.
Kështu, Aleanca për një Europë
të Gjelbër ka fi tuar deri më tani
50 vende në Parlament, krahasuar
me 43 të asamblesë së kaluar. Partia
suedeze e Piratëve që kërkon
të ligjërojë ndarjen e dosjeve në
internet fi toi 70% të votës kombëtare
dhe 18 vende në Parlament.
Megjithatë, qeveritë qeverisëse
në Francë dhe Gjermani duket se
kanë dalë mirë, pavarësisht krizës.
Votuesit kanë zgjedhur përfaqësues
kryesisht nga partitë e tyre
kombëtare, që më së shumti iu
bashkëngjitën grupimeve të tjera
Europiane me të cilat kanë orientim
të njëjtë. Qendra e Djathtë
vazhdon të mbajë vendin kryesor
si grupi kryesor në Parlament edhe
për 5 vjet të tjerë. Ai ka siguruar 264
vende nga 736 në tërësi. Socialistët
kanë 183 vende, ndërsa liberalët
84. Vendi që pati pjesëmarrjen më
të vogël në votime ishte Sllovakia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›