Ndërron jetë Presidenti i Gabonit. Ishte më jetëgjati në detyrë
Lideri që ka qenë në pushtet për kohën
më të gjatë në kontinentin e Afrikës,
Presidenti i Gabonit, Omar Bongo, ka ndërruar
jetë në moshën 73-vjeçare. Vdekja
e tij është konfi rmuar dje nga një burim
zyrtar. Mësohet se lideri që e
ka udhëhequr vendin afrikan
që nga viti 1967 ka vdekur
në një klinikë të Spanjës nga
një infarkt në zemër. Pas këtij
lajmi, vendi i tij do të shpallë
një periudhë zie 30-ditore.
Ndërkohë, pushtetin do ta
marrë në dorë, përkohësisht,
bashkëpunëtorja e Presidentit
të ndjerë dhe liderja e Senatit,
Rosa Francine Rogombe.
Sipas Kushtetutës, zgjedhjet do të mbahen
brenda një periudhe 45-ditore. Ndërkohë,
liderët e opozitës kanë bërë të ditur që djali
i Presidentit, aktualisht ministër i Mbrojtjes,
është komanduar për të marrë pushtetin,
ndaj ata kanë vënë në pikëpyetje ndershmërinë
e zgjedhjeve. Në Gabon, njerëzit
i pritën thashethemet e pakonfirmuara
në lidhje me vdekjen e Presidentit me
blerje masive nëpër dyqane, duke kujtuar
se do të kishte probleme me dyqanet e
mbyllura. Presidenti i Francës, Sarkozi,
shprehu keqardhjen e tij në
lidhje me humbjen e Presidentit,
duke deklaruar se ishte
përkrah popullit të Gabonit
në këtë humbje dhe në këtë
kohë të vështirë. Bongo u bë
zëvendëspresident i vendit
dhe më pas President në vitin
1967. Që nga ajo kohë deri
në majin e këtij viti, ai ka qenë
gjithmonë aktiv në politikën e
vendit të tij. Por në maj ai hyri
në një klinikë në Barcelonë të Spanjës. Fillimisht
lajmet u përhapën se ai kishte shkuar
për një kontroll mjekësor, ndërkohë që më
pas doli se lideri kishte kancer. Për shkak të
pasurive të mëdha të nëntokës, kryesisht
me naftë, Gabon është një nga shtetet më
të pasura të Afrikës.