E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blerja e makinave, tenderi i Min.Brendshme hedh hije dyshimi

TIRANE- Hije dyshimi për korrupsion në një tender të Ministrisë së Brendshme për blerjen e 297 makinave. Në garë kanë marrë pjesë disa kompani ndërkohë që fitues është shpallur Opel Noshi. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë të ditur se fondi limit i vënë në dispozicion për këtë tender ka qenë 371 milionë lekë, ndërsa sipas tyre kompania e shpallur fituese në bazë të ofertës më të ulët që ka dhënë në shumën e 290 milionë lekëve.
Në bazë të afateve ligjore, makinat duhet të ishin gati në datën 30 nëntor ndërkohë që është mbyllur tashmë 10 ditëshi i parë i dhjetorit dhe ato nuk kanë mbërritur ende.

Nga burime të Ministrisë së Brendshme mësohet se automjetet do të mbërrijnë në janar. Burimet e mësipërme ja faturojnë përgjegjësinë për vonesën Agjencisë së Prokurimeve Publike e cila sipas tyre ka vonuar procedurat me rreth 2 javë. Por duke pasur parasysh vlerën e madhe të tenderit ka hapësira për të dyshuar për korrupsion.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›