E Diel, 1 Nëntor 2026

Blerjet jashte, shteti humb miliona euro



Mbi 60 milione euro i humbasin cdo vit arkes se buxhetit te shtetit shqiptar nga taksat e munguara per blerjet e drejtperdrejta qe shtetasit e tij kryejne jashte shtetit. Ky eshte vleresimi i perafert mbi efektin negativ qe shkakton mostaksimi i blerjeve qe realizohen jashte territorit te Shqiperise, por qe importohen me pas brenda tij prej shtetasve te saj si sende personale, e si te tilla, ato nuk taksohen nga autoritetet perkatese. Behet fjale konkretisht per mungesen e taksimit te dergesave nga jashte si dhe mallrave qe perfshihen ne bagazhet personale te udhetareve. Ne kete kuader, vlen te kujtojme edhe faktin se me liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Europian, eshte shtuar ne menyre te ndjeshme fluksi i udhetareve drejt vendit tone. Konkretisht, cdo vit hyjne ne te mbi 3 milion shtetas te huaj e vendas dhe periudha me intensive e levizjeve te tyre, eshte ajo e veres. Sipas te dhenave, vetem ne periudhen e muajve qershor-korrik te vitit te kaluar, numeroheshin 1.629.831 shtetas te hyre ne pikat kufitare shqiptare. Nga ana tjeter, fale edhe uljes se ndjeshme te kostove te udhetimit, po zgjerohet gjithmone e me shume edhe fenomeni i udhetimeve jashte shtetit per shopping, i ashtuquajturi "shopping-tourism" (turizmi i blerjeve). Pa harruar se ne te njejten kohe, edhe zhvillimi i teknologjise se informacionit apo i sherbimeve bankare e postare, ka shtuar gjithashtu edhe blerjet online, nepermjet internetit. Pra, qe te gjitha se bashku, keta faktore duket se kane ndikuar ne rritjen e fluksit te blerjeve te drejtperdrejta jashte shtetit. Por cili eshte efekti fiskal i tyre? Nese marrim nje vlere minimale blerjesh qe cdo shtetas konsumon kur del jashte shtetit, prej 100 eurosh, per te cilen ne momentin e importimit ne Shqiperi ai do te paguante te pakten tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) prej 20 per qind, atehere te ardhurat prej kesaj pagese ne buxhetin e shtetit do te ishin te pakten 60 milione euro cdo vit. Dhe taksimi ne import i ketyre blerjeve do te ishte me se normal, pasi shtetasit shqiptare per blerjet e realizuara jashte shtetit perfitojne nga perjashtimi i taksave "Tax Free".

Mallrat jashte vendit blihen pa taksa

Duhet ditur se mallrat jashte shtetit jane blere pa taksa, nderkohe qe edhe ne Shqiperi kalojne si sende personale pa taksa. Ky perjashtim nga taksat realizohet ne shumicen e vendeve te botes kur mallrat blihen nga shtetas te huaj. Mjafton qe te nxirren jashte vendit dhe te kene nje vlere minimale prej rreth 100 euro (disa vende si Austria e kane kufirin minimal 75 euro). Ndersa ne Shqiperi, sipas dispozitave zbatuese te kodit doganor, kufiri minimal per taksimin e bagazheve personale te udhetareve eshte 30.000 leke dhe ne shume raste as qe nuk zbatohet, duke shkaktuar ne kete menyre nje mungese te konsiderueshme te ardhurash ne buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›