E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiton "Grimshaw", si do te jete Bulevardi dhe Lumi Tirana Luljeta Ndoka



Bulevardi do te jete 60 metra i gjere, do te kete 3 sheshe kryesore, parkingje nentokesore, ndersa pritet zgjidhja njehere e mire, e trafikut. Kjo eshte ne thelb ajo cka sugjeron firma arkitekturore "Grimshaw", e cila eshte shpallur dje fituese e zbatimit te projektit per zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimit te plote te Lumit te Tiranes. Me konkretisht, Bulevardi i ri do te perfshije ndertime parafabrikate, ne menyre qe gjithcka te jete e koordinuar. Studioja ne fjale ka sugjeruar nje autobus qe funksionon me hidrogjen, si dhe nje pavijon te ri qe do te jete lart mbi koder, prane Paskuqanit, nje platforme per te pare pikerisht ate qe mund te shikohet, se si qyteti vjen drejt kesaj platforme. "Grimshaw" rreket ta shohe te tere qytetin si nje qenie e vetme. Pjesa tjeter ku studioja eshte perqendruar, ka te beje me levizshmerine. "E dime qe ne qytet ka ngjeshje te levizjes e gjithashtu te kuptojme se si mund te funksionoje nje Tirane me e madhe dhe me linja te tramvajit apo linja te tjera qe mund te lidhin aeroportin me qytetin, ne nje menyre mjaft moderne te transportit te menjehershem", - kane thene perfaqesues te "Grimshaw". Administrimi i transportit publik, ne nje menyre te zgjatuar do te beje qe qyteti te jete i qete dhe do te nxise njerezit t'i lene makinat ne periferi te qytetit, duke perdorur sistemet e transportit publik per te levizur ne qytet, i cili do te perqendrohet ne levizjen e kembesoreve pergjate zonave te "pastra". Gjithkush do te jete ne gjendje te levize nga nje pjese ne tjetren pa perdorur edhe transportin publik, i cili do te lidhe ne fakt keto pika. Rruget brenda bulevardit mesohet se jane dizajnuar si rruge te vogla per makina, per sistemin e kembesoreve dhe transportin publik. Ne strategjine e parkimit eshte parashikuar qe parkingjet e makinave te funksionojne si ndertesa konike, ne menyre qe njerezit te dine se mund te shkojne atje dhe te fillojne te shijojne, te ecin ne qytet apo sistemet e autobuseve. Do te kete kate nen dhe qe do te lejojne qe te kete nje lloj peizazhi, mund te ndihmojne edhe ne mbrojtjen e hapesirave tregtare. "Ne duam te ruajme karakterin e lumit, origjinalitetin e tij. Me rendesi eshte pastrimi i lumit, per kete do te kete programe dhe ketu duhet te marre pjese i gjithe komuniteti. Ruajtja e specieve dhe habitateve eshte gjithashtu i rendesishem per biodiversitetin e lumit. Mund te kete aspekte te bicikletave dhe hipizmit. Ka disa pika qe mund te perdoren per sporte, kulture, elemente qe do te gjenerojne fonde", - jane shprehur perfaqesues te studios fituese. Kjo e fundit ka parashikuar edhe parqe perfshirese qe te ndihen te gjithe pjese e parkut. Pritet te kete ullishte, hapesire per pemetari, si dhe jane propozuar ndertesa qe do te sigurojne te ardhura.

"Projekti fitues misheron aspiratat e qytetareve te Tiranes"

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, pershendeti dje projektin fitues, ndersa beri me dije se vendimi per perzgjedhjen e studios erdhi rreth dy muaj pas diskutimesh e konsultimesh me ekspertet me te mire vendas e te huaj, si dhe me qytetaret, te cilet paten mundesi te japin mendimet, sugjerimet dhe te bejne pyetje per afro nje muaj. "Projekti i Bulevardit eshte pjese e rendesishme, nje katalizator i Planit te Pergjithshem Rregullues qe do te shpaloset para qytetareve te Tiranes diten e premte, duke bere qe ne nje hark kohor prej 10-muajsh, ne te arrijme t'i japim qytetit tone nje plan te qarte zhvillimi dhe zgjidhjen qe i ka munguar prej gati 22-vjetesh", - theksoi Kryebashkiaku Basha. Ai ka shprehur falenderime dhe mirenjohje, ne emer te Bashkise se Tiranes, qytetareve te Tiranes, grupit strategjik, studios "DAR", per angazhimin, perkushtimin, profesionalitetin, ambicien, si dhe vizionin qe shpalosen me projektin e tyre. "Ndonese nuk eshte projekti fitues, jam i sigurt se pervoja e ketij konkursi si dhe kapacitetet e larta te demonstruara ne kete konkurs, ju bejne nje nga studiot e mirepritura, ne punet e shumta publike dhe jopublike qe presin qytetin tone", - u shpreh Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha.

"DAR": Do te donim te ishim fitues, por urojme "Grimshaw"

Pasi u shpall studioja fituese, perfaqesuesi i studios "DAR", Daniel Horner, nuk ka nguruar te pergezoje studion fituese, duke shprehur bindjen, se ata do te luajne rol te rendesishem ne formezimin e qytetit te Tiranes. "Ne fakt, jemi pak te zhgenjyer qe nuk jemi zgjedhur fitues, por, megjithate, ju urojme gjithe te mirat per te ardhmen, studios "Grimshaw". Kam kaluar kohe ne Tirane, jemi mjaft te habitur nga qyteti, eshte nje qytet i jashtezakonshem me nje te ardhme mjaft te shkelqyer dhe ne fakt e dime se "Grimshaw" do te kete nje rol kryesor ne formezimin e tij. Ju urojme gjithe te mirat dhe do te donim te falenderonim Bashkine, per mikpritjen e mrekullueshme gjate gjithe ketij procesi", - theksoi Horner. Ndersa kryetari i Bashkise se Tiranes theksoi se brenda vitit pritet te perfundoje projekti i detajuar, ndersa se bashku me institucione te tjera do te filloje zhvendosjen e shinave te Trenit dhe shtyllave te tensionit te larte. Sipas Bashes, ky projekt ka nje rendesi akute, te menjehershme, pasi zbatimi i tij do te thote ndertimi i nje poli te ri ekonomik, qe do te hape mijera vende pune, permiresimin e te gjithe parametrave te cilesise se jetes, nepermjet aksesit te paimagjinuar te qytetareve ne te mira te tilla si hapesira publike, zona rekreative, parqe te gjelbra etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›