Rama, Grupit te PS: Bojkot zgjedhjes se Presidentit
Grupi Parlamentar i Partise Socialiste nuk do te marre pjese ne procesin e votimit ne Parlament per presidentin e ri te vendit, nese ai nuk eshte nje kandidat konsensual, i pranuar nga opozita. Kerkesa eshte bere nga kryetari socialist, Edi Rama, gjate mbledhjes se te martes me deputetet e tij. Z.Rama e ka bere kete kerkese menjehere pasi foli per ate qe ai e cilesoi perpjekje te kryeministrit Berisha per blerjen e dy deputeteve te PS, si strategji per te grumbulluar vota qe do te sillnin fitoren e nje kandidati te mazhorances ne zgjedhjet presidenciale.
Por kerkesa e z.Rama eshte perballur me debate te shumta gjate mbledhjes me dyer te mbyllura, i thane gazetes "Koha Jone", burime nga kjo mbledhje. Deputete si ai i Beratit, Erjon Brace, kane pohuar se eshte e papranueshme nje kerkese e tille dhe dukshem shihet si mungese totale besimi ndaj deputeteve socialiste. Vete fakti qe votimi eshte i fshehte, e tremb z.Rama se mos deputetet e tij, "blihen" nga PD, ashtu sic ndodhi sipas tij me 2007 me Bamir Topin dhe ashtu si edhe sot, sikunder denoncoi, po behen perpjekje nga Berisha per te blere deputete te tjere.
"Blerje deputetesh"
Pas mbledhjes treoreshe te kryesise, eshte mbledhur dhe grupi parlamentar i socialisteve. Gjate fjales se mbajtur ne mbledhjen e Grupit, z.Rama tha se gjate fundjaves dhe fillimjaves, dy deputete socialiste ishin vendosur perpara ofertes ne para te te derguarve te kryeministrit per te dhene voten e tyre per kandidaturen e Partise Demokratike per President te Republikes. Duke theksuar se ka ndodhur po keshtu edhe kur duhej te zgjidhej Presidenti i Republikes ne vitin 2007, z.Rama paralajmeroi se do te ndodhe perseri keshtu "deri kur kryeministri i sotem te kete nevoje per vota qe nuk i ka".
S'ka votim per kandidat te PD
Ndonese ne vitin 2008, ishte z.Rama ai qe i kerkoi kryeministrit Berisha qe ne Kushtetute te ndryshohet neni qe detyron zgjedhje te nje presidenti me 84 vota, eshte po z.Rama ai qe nuk do te lejoje nje proces normal votimi per presidentin e ri, qe nese shumica e cilesuar deshton ne tre raundet e para, mund te zevendesohet me 71 vota ne dy raundet e fundit.
Ne mbledhje, z.Rama qartesisht vuri taksative kerkesen ndaj PD kur tha se "duam nje president konsensual, nje president te paanshem per zgjedhjet e ardhshme". Kurse prere, u shpreh: "Nuk pranojme asnje kandidat nga Partia Demokratike". Ketu, eshte hedhur dhe strategjia e perseritur e bojkotit. Z.Rama ka kerkuar qe asnje nga deputetet e PS te mos marre pjese ne votim, nese kandidati do te jete nga radhet e PD. Ne te vertete, edhe me heret, z.Rama kishte deklaruar se nuk do te pranohej asnje kandidat i PD madje duke theksuar se asnje vote e PS s'do te ishte e disponueshme per ndonje nga emrat e parlamentit aktual. Nga ana tjeter, z.Rama edhe ne mbledhjen e fundit me rrethin e ngushte socialist, anetare te Kuvendit dhe te Kryesise se PS, pohoi se "as nuk synojme te imponojme asnje emer nga Partia Socialiste", duke theksuar: "Nuk duam nje President qe te jete nxjerre nga barku i oborrit te Saliut, por duam nje President qe te mos jete noter i cilesdo parti, perfshire edhe Partine Socialiste".