E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po pergatitemi te rrisim pagat e pensionet me 1 korrik Eva Gjura

Qeveria po pergatit vendimin per rritjen e rrogave dhe pensioneve, me 1 korrik te ketij viti, nga i cili do te perfitojne direkt 800 mije familje, duke mbajtur premtimin e bere. Keshtu eshte shprehur dje kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se qeverise. Gjate fjales se tij, Berisha ka theksuar se kjo rritje behet ne kohen me te veshtire ne kohen e krizes se euros dhe te borxheve, te cilat ne menyre te padiskutueshme, kane ndikuar dhe ndikojne edhe ne ekonomine shqiptare, por serish modeli ekonomik shqiptar, sipas edhe raporteve te Komisionit Europian, eshte nje ekonomi e qendrueshme. Berisha tha se rritja mesatare e ekonomise mbi 3%, eshte 4 here me e madhe se rritja ekonomike mesatare ne rajon, kurse inflacioni ne Shqiperi ne keto vite eshte ulur ndjeshem, dy here me i ulet se rajoni. Berisha ka kerkuar qe te punohet per te vijuar rritjen ekonomike dhe dyfishimin e eksporteve. "Shqiperia i ka ndier ne menyre te padiskutueshme pasojat e krizes, por modeli i saj ekonomik eshte faktuar si modeli me i qendrueshem ndaj krizes dhe ka bere te mundur qe te mbahet rritja ekonomike, te dyfishohen eksportet, te thithen investime te huaja, ka bere te mundur qe papunesia te mos rritet, por perkundrazi te njohe ulje relative", - eshte shprehur Berisha. Duke u ndalur me konkretisht tek rritja e rrogave, Berisha ka deklaruar se ato do te rriten me nje mesatare 5%. "Natyrisht, rrogat e larta mund te mos rriten fare ose do te rriten 1 per qind. Rrogat me te uleta do te proporcionohen sic eshte drejtimi themelor qe ne kemi. Por dua te informoj shqiptaret se ky drejtim ka qene shume i drejte, shume njerezor dhe ne kemi vendosur nje standard te qyteteruar dhe absolutisht perendimor ne diferencen midis rroges se punonjesit dhe rroges se zyrtareve me te larte", - u shpreh kryeministri. Berisha theksoi me tej se ne qofte se ne vitin 2005, kryeministri i vendit merrte rrogen e barabarte me rrogat e 13 infermiereve, me 1 korrik te vitit 2012 kjo do te zbrese ne 6.2 rroga infermieresh. Kjo per sa i perket krahasimit me rrogen e Kryeministrit. Ndersa per rrogen e ministrit, ne vitin 2005, ky raport ishte 1 me 10 rroga te infermiereve, ndersa tani ne vitin 2012, ky raport me rrogen e infermiereve, zbret ne 1 me 4.7. Gjithashtu, kryeministri iu eshte pergjigjur dhe akuzave te kryetarit te opozites, Rama, duke u shprehur se ai po iu nxjerr shqiptareve tezat e Enver Hoxhes, sepse, sipas Berishes, eshte absurditeti me i madh te bertasesh se infermierja paguan 30 here me shume taksa se Kryeministri, nuk ben gje tjeter vetem se mashtron 30 here. Berisha tha se ne kemi nje sistem fiskal proporcional, ne te cilin ai qe merr 300 paguan 30, ai qe merr 3 mije paguan 300, ai qe merr 30 mije paguan 3 mije. Per Berishen, Rama ka ndermarre nje fushate mashtrimesh te paimagjinueshme, duke mos pasur kurajen te beje krahasime me qeverisjen socialiste te meparshme, por shkon e ben krahasime me vitet '38.

Shifrat e papunesise, Berisha: Rama mashtron

Kryeministri ka akuzuar serish dje kryetarin e PS-se, Rama, se po mashtron opinionin publik me statistikat e tij per rritjen e papunesise ne vend. Me deklaraten e Rames se ne Shqiperi jane 1 milion te papune, Berisha tha se ai llogarit ne kete shifer edhe femijet ne kopshte dhe shkolla. Berisha tha se "PS ka marre statistikat e viteve '90 per papunesine". Duke iu drejtuar Rames, Berisha tha se "te mos kesh edhe asnje njohuri elementare te punesimit, te krijon pershtypje te pare qe ky zoteri ka ngelur ne statusin e bojerave dhe te ngjyrave, por nuk eshte keshtu, pasi ai kete e perdor per propaganden e tij. Zoteria nuk njeh strukturen e grupmoshave, pasi po t'i njohe nuk ben kurre nje deklarate te tille", - ka theksuar Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›