Projekti Trans Adriatik, negociatorët në Tiranë
TIRANE- Në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës u mblodh dje, grupi ndërministror i punës për prezantimin e projektit të gazsjellësit “Trans-Adriatika-Pipeline” (TAP). Në mbledhje merrnin pjesë përfaqësues nga qeveria, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit, si dhe një delegacion i negociuesve të projektit TAP. Ministri i METE, z. Nasip Naço renditi avantazhet dhe risitë e këtij METE mbledh grupin ndërministror Projekti TransAdriatik, negociatorët në Tiranë projekti, ndërsa theksoi se pret sugjerimet që mund t’i shtohen projektit në fjalë.
Gjatë prezantimit të axhendës u diskutuan ndikimet mjedisore dhe sociale të mundshme, u propozuan masat lehtësuese etj. Drejtori i projektit të gazsjellësit “Trans-Adriatika- Pipeline” (TAP), Barnim Piechoroëski renditi përfitimet për Shqipërinë nga ky projekt. “Për Shqipërinë, - tha ai, - përfitimi më i madh është mundësia për të zhvilluar një treg shqiptar të gazit, rritjen e investimeve të huaja, si dhe lehtësirat për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gazsjellësi TAP është pjesë e Korridorit Jugor dhe është skicuar që të transportojë gazin nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme drejt Europës. Ky gazsjellës kalon në Greqi dhe më pas në territorin shqiptar, për të përfunduar në Itali. Gjatësia e tij nënujore nga Shqipëria në Itali është 115 kilometra”.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)