Deputetet e PS: Darka e Lalzit, e pamoralshme
Ne mbledhjen e Kryesise socialiste, z.Rama u perball me anetaret e forumit te larte rreth darkes se famshme te Gjirit te Lalzit. Raportimet nga brenda mbledhjes thone se ka pasur debate te shumta per qellimin dhe efektet e darkes se fshehte, qe per disa anetare te kryesise do te prodhoje efekte negative ne elektoratin tradicional socialist. Disa nga pjesetaret e kupoles roze e kane cilesuar te pamoralshem kete afrim te pazakonte. Ata kane theksuar se me kete darke, bien te gjitha akuzat, parimet dhe lufta politike e bere deri tani nga PS kunder Metes dhe qeverise, ku LSI ka tre vite qe ben pjese. Socialistet e Kryesise i kane kerkuar z.Rama, sqarime se per cfare qellimi eshte bere takimi i Gjirit te Lalzit dhe se a do te vijoje ky bashkepunim pertej zgjedhjes se Presidentit. Ben Blushi, sic mesohet nga burime ne PS ka deklaruar se cdo kryqezim i Rames per darken eshte i pakuptimte. Blushi ka dale ne mbrojtje te levizjes se befte te kreut te PS duke argumentuar se kjo levizje eshte bere nga Rama per te sjelle socialistet ne pushtet. Thelbi i fjales se Ben Blushit ka pasur te beje me ate qe darka Rama-Meta eshte bere per te dhene nje sinjal te kundert me ndarjen e PS-LSI te ndodhur tre vite me pare. Por anetaret e Kryesise vleresuan se u hodh poshte keshtu kauza me e forte qe PS dhe e tere opozita kishte, ajo e luftes ndaj korrupsionit qe arriti deri ne demonstraten e dhunshme te 21 janarit 2011 ku protestuesit sulmuan policine, proteste qe perfundoi dhimbshem, me vdekjen e kater pjesemarresve dhe plagosjen e disa dhjetera te tjereve, protestues, police dhe gardiste.