Blero-Teutes: Te dua me shume ne bote
Pasi lidhja dhe dashuria e tyre ka marre konfirmimin final, i ndodhur ne emisionin e Labit ne TV21 ne Kosove, Blero ka thene se asaj qe do te donte t'i degjonte zerin ne ato momente, eshte Teuta Krasniqi. Labi e ka marre ne telefon Teuten, motren e Memli Krasniqit, vetem sa per t'i plotesuar deshiren Bleros, i cili i ka thene asaj: Baby, te dua me shume ne bote". Nderkohe qe Teuta Krasniqi, sikur ka treguar Blero, ne ato momente ka qene ne pune, duke bere montazh, mbase per emisionin e saj "Lidhja mes nesh". Sa i perket angazhimit te Bleros ne muzike, dihet se ai asnjehere nuk pushon se punuari, si ne kenge singel, ashtu edhe ne bashkepunime me repere te tjere. Gjate kesaj vere ai eshte i angazhuar ne mjaft koncerte verore ne Kosove dhe ne bregdetin ne Shqiperi, si dhe ne Ulqin. Ai sapo ka nxjerre ne treg nje kenge te re te quajtur "Hajer", nje kenge ritmike e stilit te tij te zakonshem, pra e rrymes R'n'B. Nje tekst qe flet per veten, qe mesa duket ai ia ka dedikuar vetes. Nje nder bashkepunetoret e tij, qe sic i quan ai, dostat e tij, eshte edhe Cekiqi, i cili jeton ne Suedi, por ka prejardhje nga Bosnja. Edhe MC Kreshta dhe F-Kay jane dy miq te tij te aferm. Mirepo, pavaresisht se Blero ka mjaft dosta, ai ka pasur pune edhe me VIP-a, qe ne njefare menyre e kane bezdisur ate. "Po, kam pasur, por s'dua te permend emra", shprehet ai, duke shtuar se per te VIP jane politikanet, p.sh. presidenti, nderkaq veten e quan thjesht nje kengetar.