E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida jone ne Bahamas

Flasin Miss Universe Albania dhe Miss Unvierse Kosova, Marigona Dragusha dhe Hasna Xhukici, ne pritje te pjesemarrjes se tyre ne Miss Universe 2009, ne 23 gusht ne Bahamas

Dy vajza shqiptare presin me ankth ne kryeqytetin e botes, New York, ku kane nisur pergatitjet per sfiden e radhes qe do te sherbeje si nje trampoline per promovimin e tyre; Miss Universe 2009. Konkursi me permasa boterore zhvillohet ne 23 gusht ne Bahamas, ne edicionin e tij te58-te. Marigona Dragusha, 18-vjecarja nga Kosova, ka filluar si modele ne moshen 16-vjecare. Ajo thote se ka para dicka shume te madhe qe shpreson ta kaloje me sukses. Nderkohe, Hasna Xhukici, vajza nga Fieri qe perfaqeson Shqiperine, eshte 21 vjece dhe sikurse shprehet Marigona, "Duke qene se eshte me e madhe, e ka ndihmuar shume". Vajzat qe duket se jane miqesuar shume me njera-tjetren, ne nje interviste per "Zeri i Amerikes", direkt nga New York, te pyetura ne lidhje me sfiden, thane njeherazi se nuk jane xheloze ndaj tyre, sepse vijne nga i njejti vend, pavaresisht se tanime me kufij te ndare. "Jemi shume te pergatitura, gati per konkursin ne te trija kategorite", deklaruan ato. Megjithate, te presim konkursin per te thene fjalen e fundit per dy vajzat bukuroshe.

Vajza, jeni gati per ne Bahamas? Si po shkojne pergatitjet?

Hasna Xhukici- Jemi gati, themi se jemi gati. Kam nje jave qe kam ardhur ne New York dhe kam nisur pergatitjet qe diten e pare. Jemi gjate gjithe kohes duke bere foto, duke mesuar si te sillemi e te tjera me radhe, ne menyre qe te bejme me te miren tone qe te perfaqesojme sa me denjesisht shtetin ne Bahamas.

Marigona Dragusha- Pergatitjet po shkojne shume mire, po ia kalojme shume mire me Fadil Berishen. Ai me ka ndihmuar shume dhe eshte shume i mire.

Konkursi ne Bahamas permban tre kategori; paraqitjen me kostum banje; veshjen e mbremjes dhe intervisten. Ju ne cilen nga keto ndjeheni me mire?

Hasna Xhukici- Them se e ndjej veten te sigurt te te trija kategorite. Besoj se te te trija e gjej veten, te te treja do jap me te miren, cdo gje do jete perfekte besoj.

Marigona Dragusha- Nuk e di a eshte cudi apo eshte shume mire, por ndjehem shume mire ne te trija kategorite. E dua skenen dhe besoj se do ia kaloj shume mire, pasi kam shume siguri ne vetvete.

Konkursi do te kete edhe veshjen me kostumet kombetare. Cilet stiliste ju kane ndihmuar ne kete paraqitje dhe sa perfaqesues i vendit eshte ky kostum?

Hasna Xhukici- Fustani eshte shume-shume i bukur, nuk perfaqeson vetem nje krahine, perfaqeson gjithe Shqiperine dhe gjithe shqiptarine. Fustani eshte i stiluar nga stilistja Mirela Nurce, e cila eshte e njohur jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere.

Marigona Dragusha- E imja eshte nje veshje qe perfaqeson gjithe Kosoven. Eshte tradicionale, por e modernizuar. Linda Pulloshka eshte krijuesja, te cilen e falenderoj.

Ketu ne New York, jeni nen kujdestarine e Fadil Berishes?

Hasna Xhukici- Qe ne momentin e pare qe jam perzgjedhur Miss Universe Albania 2009, kam kaluar nen kujdestarine e tij dhe e falenderoj shume per suportin emocional dhe psikologjik e per gjithcka tjeter qe na ka dhene.

Marigona Dragusha- E thashe me siper, e falenderoj shume Fadil Berishen per punen qe po ben me ne. Personalisht, une e kam njohur ate dy vjet me pare ne nje konkurs bukurie.

Kurora e bukurise sjell me vete edhe mundesine per te terhequr vemendjen per ceshtje shqetesuese te shoqerise. A mendoni se Miss Albania Universe dhe Miss Kosova Universe e kane kete force? Ju ne cilen kauze do te donit te terhiqnit vemendjen?

Hasna Xhukici- Besoj se Miss Universe Albania nuk e ka kete ende kete force, besoj se me teper e ka Miss Universe. Shqiperia nuk ka arritur ende ne ato standarde per te bere dicka per vendin ose per nje ceshtje te rendesishme. Mund te zgjidhesh Miss Universe Albania, por eshte vetem kaq, nje titull, akoma nuk mund te ecesh me hapa te tille qe te besh dicka te madhe. Por besoj se perfaqesimi ne Miss Universe World eshte dicka me teper. Nese do me jepej mundesia qe te zgjidhja nje kauze, do te ishte varferia ne Shqiperi, ka shume njerez qe dalin rrugeve dhe shume te papune.

Marigona Dragusha- Besoj se ne Kosove nuk ka shume mundesi per te arritur dicka, por jam e bindur se Kosova ka mundesi per te arritur dicka edhe jashte vendit dhe besoj se do t'ia arrije.

Jeni dy vajza shqiptare, flisni te njejten gjuhe, por perfaqesoni dy vende te ndryshme. A ndjeni konkurrence mes njera-tjetres?

Hasna Xhukici- Absolutisht jo, kam nje jave qe e njoh Marigonen, por me duket sikur kam nje jete qe e njoh. Nuk kemi smire, jemi nga i njejti vend dhe e duam njera-tjetren. Perfaqesojme te njejtin vend, pavaresisht se jemi me kufij te ndare.

Marigona Dragusha- Jo, nuk ndjej xhelozi, madje ndjehem shume mire, si me motren time. Hasna eshte pak me e madhe se une dhe me ka ndihmuar shume.

Cilat jane synimet tuaja pas ketij konkurrimi?

Hasna Xhukici- Ky eshte nje konkurs dhe nuk dihet si do shkoje rrjedha e ngjarjeve, mund te flasim per kete pas konkursit.

Marigona Dragusha- Fokusi i vetem per tani eshte Bahamas. Me pas do kthehem ne New York, shpresoj te arrij dicka ketu, ndonje kontrate apo dicka tjeter. Me ndihmen e Fadil Berishes uroj te kem sukses.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›