Malaj: Duke mos votuar tre ligjet po behemi armiq me BE e SHBA
Ceshtja e votimit te tre ligjeve per integrimin ne Kuvend ka hapur serish debate te ashpra ne mbledhjen e Grupit Parlamentare te Partise Socialiste. Deputeti Arben Malaj ka replikuar ashper me deputetet mbeshtetes te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama ne lidhje me qendrimin qe po mban selia roze per votimin e ligjeve. Malaj ka deklaruar se Partia Socialiste duhet te votoje ligjet per integrimin per te mos marre kosto ne kete proces, pavaresisht rendesise qe ka zgjedhja e kreut te Keshillit te Qarkut per Fierin. Ai ka perseritur qendrimin e tij, duke theksuar se Bashkimi Europian dhe partneret strategjike te Shqiperise, si SHBA kane kerkuar avancimin me procesin e integrimit. Me tej, Malaj ka argumentuar se procesi i integrimit dhe partneriteti strategjik i PS-se eshte me i rendesishem se ceshtja e Fierit. Nderkohe qe kreu i PS-se ka perseritur qendrimin ne lidhje me votimin e tre ligjeve te kerkuara nga Bashkimi Eropian. Sipas tij, "Fieri eshte i rendesishem per PS-se dhe opozita nuk do te votoje tre ligjet". Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar bejne te ditur ka pasur replika te forta dhe mes deputetit Malaj dhe deputeteve Saimir Tahiri, Fidel Ylli dhe Sadri Abazi. Replikat mes deputeteve jane zhvilluar dhe per shkak te qendrimeve qe kane mbajtur gjate javes se fundit ne media, ku kane siluruar deputetin Malaj per "thyeje te qendrimeve politike te Partise Socialiste". Ata i kane kerkuar Malajt te mos flase kunder kreut te PS dhe vendimeve politike te grupit. Nderkohe qe Malaj u eshte pergjigjur deputeteve te njohur si mbeshtetes te kreut te PS-se Edi Rama, se me qendrimet e tij ka adresuar nje problem shume te rendesishem, sic eshte ai i integrimit europian te vendit. Deputetet i kane kerkuar Malajt qe te mos mbaje qendrime te tjetra nga ato te grupit socialist. Nderkohe Malaj ka deklaruar se deputetet qe e akuzojne "edhe fjalimet qe mbajne ne mbledhje grupi ua shkruajne te tjeret". Duke mbrojtur qendrimin e tij, Malaj eshte shprehur se askush nuk mund te ndikoje ne mendimet e tij, duke shtuar se po kerkon qe PS te zbatoje vendime qe i sjellin kosto politike. Edhe me pare, deputeti Malaj ka deklaruar ne menyre publike qendrimin e tij per vendime e Partise Socialiste. Ai ka theksuar se beteja politike e PS-se nuk duhet te zhvillohet ne menyre radikale, ne ceshtje qe lidhen me integrimin.