E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blic: Serbia e distancuar nga rajoni

Qeveria dhe Presidenti i Serbisë, përkundër presioneve gjithnjë e më të mëdha ndërkombëtare nuk janë në kërkim të një formule bashkëpunimi me Kosovën, në mënyrë që Serbia t’i përmbahet qëndrimeve parimore dhe të mos largohet nga takimet rajonale. Kështu shkruan e përditshmja serbe “BLIC” duke ju referuar burimeve qeveritare edhe pas ceremonisë së betimit të Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviç ku ishin prezente të gjithë liderët e rajonit përvec atij të Serbisë.

Pas këtij rasti ishte e qartë se Serbisë i duhet një diplomaci reale gjë të cilën e kishte këshilluar edhe miku i vjetër serb dhe shefi i diplomaisë suedeze, Karl Bilt, shkruan kjo e përditshme serbe. Ky lobist serb, siç e quan “BLIC” duke shprehur keqardhje për këtë mungesë të Presidentit serb Tadiç ishte shprehur: “Bashkëpunimi i Kroacisë dhe Serbisë është çelësi për rajonin. Duhet gjetur një formulë jo vetëm për këtë përurim, por edhe për të ardhmen,” theksoi Bilt pas bojkotit që presidenti serb Tadiç i bëri ceremonisë së betimit të Presidentit kroat Josipoviç, vetëm pse ishte ftuar edhe Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Para këshillave të shefit të diplomacisë suedeze ishte edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të Socialistëve pranë Parlamentit të Evropës, Johanes Svoboda që theksoi se zgjidhja për anëtarësimin e Serbisë në BE “mund të jetë edhe gjetja e një formule nga anë e Beogradit për çështjen e kufijve të Kosovës, pavarësinë e së cilës e kanë pranuar shumica e vendeve të BE-së”.

Por sikur edhe të mos përfillen fare eurointegrimet serbe, formula e bashkëpunimit të Serbisë me Kosovën, në takimet ku kjo e fundit nuk prezantohet edhe në emër të UNMIK-ut, do ta spostonte Serbinë nea marrëdhëniet rajonale.

Kështu pritet të ndodhë edhe në takimin mbi Ballkanin Pernëdimor që pritet të zhvillohet në muajin mars në Slloveni, shkruan “BLIC” ku pas paralajmerimit të kryeministrit, Borut Pahor, shefja e diploamicsë evropiane Ketrin Eshton theksoi se ky do të jetë një takim i rëndësishëm ku pas 18 vitesh do të takohen liderët e rajonit.

Agim Popoci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›