Delegacioni i KiE takim me Ramën dhe Berishën
2 orë pas takimit me presidentin Topi, zyra e kryeministrit ka qenë destinacioni i rradhës i shtatëshes së Këshillit të Europës. Takimi ashtu si me të gjithë liderët e tjerë politikë ka zgjatur një orë, por qe sipas kryeministrit nuk ka qenë e padobishme. “Ishte një takim shumë i hapur, i sinqertë, i frytshëm. Shpreha në këtë
takim disponibilitetin e plotë timin, të qeverisë, të koalicionit
qeveritar për të trajtuar në mënyrën me serioze, më konstruktive, të
gjitha problemet bilaterale qe kanë të bëjnë me procesin zgjedhor në
Shqipëri” tha Berisha.
Delegacioni i Keshillit te Evropes pati takim edhe ne seline e Partise Socialiste ku u takua me kryetarin Edi Rama dhe deputete te zgjedhur te selise roze. Për më shumë se një orë grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të Asamblesë së Këshillit të Evropës dëgjoi kërkesat e socialistëve. Një nga kërkesat kryesore është ajo e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009, deri në hapjen e kutive të votimit. Pas takimit nuk ka pasur deklarate per shtyp.
Më herët Cavushoglu dhe delegacioni që kryeson u takuan me kryetaren e kuvendit Topalli. Ajo e ka quajtur 28 qershorin si procesin më të mirë zgjedhor në historinë e Shqipërisë, dhe çdo përpjekje që cënon këtë arritje si tentativë kundër interesave të shqiptarëve.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 shkurt 2010 ) < I mëparshmi