E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Problemet e Ballkanit pasojë e ndarjes së kufijve

Gjatë një ligjërate të zhvilluar javën e kaluar në Harvard, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit ka vlerësuar se ndarja paqësore e Malit të Zi nga Serbia në vitin 2006 dhe Deklarata e pavarësisë së Kosovës më 2008, përmbyllën kaptinën përfundimtare të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

Lidhur me Kosovën, Gordon mes tjerash ka thënë se ndonëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet të formojë mendimin e vet këshillëdhënës, SHBA-të do të mbesin të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, dhe se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Gordon ka porositur Serbinë, që si aspirant i përgjegjshëm për në BE të sigurojë stabilitet për Kosovën, dhe shpreson që marrëdhëniet amerikano-serbe deri në fund të mandatit të kësaj administrate mund të bëhen model i parneritetit produktiv.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›