Blihen me para, thahen pa para

Kanë kaluar mbi dy muaj prej përfundimit të punimeve në fazën e parë të rrugës B në Prishtinë, fidanët e mbjella përreth kësaj rruge janë vyshkur për shkak se nuk ka pasur kush të përkujdeset, derisa komunarët thonë se kjo është nën kompetencat e kompanisë që ka ndërtuar rrugën.
Megjithëse ishte përuruar në Ditën ndërkombëtare të mjedisit, mbikëqyrësit e rrugës B nuk po tregojnë dashuri të madhe për mjedisin dhe fidanët e mbëltuar të cilat tashmë janë vyshkur dhe e bëjnë rrugën, që ishte paraparë t`i plotësojë standardet më të larta ndërkombëtare, të duket e shëmtuar.
Një fidan ka kushtuar 11 euro, kështu që nga mos mirëmbajtja e fidaneve tashmë të thara kanë humbur mijëra euro.
Por, nuk janë vetëm fidanët ato që janë tharë në këtë rrugë, pasi që edhe poçet elektrike janë thyer... /kosovapress/