E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd shkatërron Arsenalin 8:2

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 18:52

Kampioni i Anglisë, Manchester United e ka shkatërruar Arsenalin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 8:2.

Të përzgjedhurit e trajnerit Alex Ferguson shkëlqyen në këtë takim duke sulmuar portën e Arsenalit pandërprerë.

Në këtë përballje, Rooney ka realizuar het-trick, derisa golat tjerë për Man Utd i realizuan: Young ka shënuar dy herë dhe nga një gol e kanë shënuar Welbeck, Nani e Park.

City shkel Tottenhamin

Edhe Manchester City ka shkëlqyer në përballje me Tottenhamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 5:1.

Futbollistët e Cityt treguan lojë të mirë dhe nuk i lanë hapësirë kundërshtarit ta rrezikojë portën e Hartit.

Boshnjaku Dzeko realizoi katër gola për Cityn, derisa një e realizoi përforcimi i ri, Aguero. Golin e vetëm për ekipin londinez e ka realizuar Kaboul.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›