E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia, peng i radikalëve

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 20:05

Kryetari i Unionit Socialdemokrat (SDU), Zarko Korac ka thënë se Serbia nuk mund të jetë gjithmonë peng i radikalëve politikë të Mitrovicës dhe i kontrabanduesve të të dy anëve të kufirit.

“Serbia duhet të inkurajojë serbët e Veriut të Kosovës të nisin dialogun politik me Prishtinën dhe të kërkojnë respektimin e Planit Ahtisaari, që parasheh një lloj autonomie për Veriun e Kosovës”, ka shkruar Korac, në një koment të botuar në “Dnevnik”.

Sipas tij, Serbia duhet të niset nga “e vërteta e hidhur” se shtetet kryesore të BE’së e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, si dhe nga e vërteta se Serbia nuk ka asnjë kompetencë në Kosovë dhe se kjo më nuk do të ndryshojë.

“Serbia ka të drejtë legjitime dhe obligim që të interesohet për të drejtat qytetare dhe njerëzore të serbëve në Kosovë dhe për mirëqenien e tyre. Injorimi i këtij fakti do ta shpie Serbinë në qorrsokakun e zhvillimit europian”, ka thënë Korac.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›